GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akuzat për kompaninë fantazëm në Durrës, Balluku bën propagandë: Investim strategjik

11:01 - 10/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për kompaninë fantazëm në Durrës, Balluku bën propagandë: Investim strategjik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancë mes deputetit të PD-së Ferdinand Xhaferraj dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku lidhur me financimet në portin e Durrësit, dhe raportimet në media se pas kompanisë që do të ndërtojë në Durrës është një kompani ofshore.

“Për aferën korruptive të portit të Durrësit, sot s’do merrem me tenderat korruptive që zhvillohen në zyrat e qeverisë, sot fokusi te porti i Durrësit i vetmi aset ekonomik që i kishte mbetur qytetit. Më 16 prill 2021 qeveria Rama vendosi ta nxjerrë portin e Durrësit nga boshti perëndimor për ta kthyer në një kompleks vilash luksoze. Rama është shprehur për ndërtimin e një porti turistik nga “Emar Gropup” me vlerë 2 mld euro, punimet 8 muaj më pas nuk kanë nisur. Nga mediat jemi informuar që kompania Emar është përdorur si kamuflim i një kompanie offshore te regjistruar ne parajsa fiskale pronarët e vërtetë të së cilës mbeten anonim. Cilat do jenë burimet e financimit të këtij investimi që akoma nuk ekziston asnjë projekt por vetëm si ide? A janë procedurat e ndjekura në përputhje me ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar?”, tha Xhaferraj.

Ndërkohë nga ana e saj Balluku, foli kryesisht në terma propagande, ku sipas saj porti i Durrësit është një projekt strategjik, që do e shndërrojë këtë qytet në një nga më atraktivët në Mesdhe, por pa dhënë asnjë detaj se kush do ta financojnë në të vërtetë ndërtimin e portit të Durrësit

“Në 3/12 2021 firmoset urdhri i kryeministrit, për marrëveshjen që do të nënshkruhet mes shtetit shqiptar dhe investuesit. Komiteti i negocimit të marrëveshjes, shqyrton të gjitha garancitë e ndërsjellta, vazhdojnë negociatat zyrtare, totalisht transparente, ju grupi këtej keni dorëzuar pyetje dhe keni marrë përgjigje. Pyetja se nga do të vijnë paratë e ka marrë shpesh përgjigjen, ky investim vjen nga kompania e zotit Muhamed Alabar. Bëhet fjalë për 79 hektarë, në fazën e parë do të jenë 24 hektarë, janë mbi 12 mijë banesa, 5 hotele, projekti përfshin 80 mijë metra katrorë sipërfaqe për parkimin. 24 hektarë në fazën e parë, sa i takon zonave ku ka kredi, porti i peshkimit nuk do të preket, nuk do të ndërtohet në zonën e basenit të peshkimit. Aty do të ndërtohet një zonë shërbimesh. Faza e parë parashikon ngritjen e 4 mijë apartamenteve, duke e kthyer Shqipërinë në zonën turistike më atraktive të rajonit”, tha Balluku.

Etiketa: Ballukuporti durres

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, heq Sali Berishën

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ: Po verifikojmë dokumentacionin për 20 kandidatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com