GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Arjola ka humbur kujdestarinë e fëmijëve? Juristja zbulon si qëndron e vërteta

13:01 - 10/02/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’doja të më shihnin fëmijët…”, Arjola përlot me historinë e dhimbshme të jetës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Por prej disa ditësh, nëpër portale kanë qarkulluar lajme se Arjola Demir e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother”. Thuhej se ish-partneri i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve. Megjithatë këto mbesin vetëm lajme të pakonfirmuara për shkak se akoma nuk kemi pasur një reagim nga motra e saj, apo dikush i afërt që të sqarojë ngjarjen. Por së fundmi, shoqja e Arjolës, Eva Vatoci, e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës, ka dhënë një intervistë për “lajmi.net”. Vatoci ka dhënë disa detaje për të sqaruar të vërtetën për lajmet që po qarkullojnë në rrjet. Sipas saj, rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në momentin që po flasim, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci.

Ndër të tjera, Eva tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të aktores së njohur dhe nuk kanë asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve qe po kujdesen për ta.

“Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë”, shprehet juristja Vatoci.

Në anën tjetër largimi i Arjolës nga fëmijët prej katër muajsh është komentuar nëpër portale si pretekst që ish-bashkëshorti e ka shfrytëzuar për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve, gjë që sipas juristes Vatoci kjo gjë ndodh vetëm nëse fëmijët dëshirojnë të zgjedhin me cilin prind të rrinë, me konsultimin e psikologut dhe vendimin e gjykatës.

“Qëndrimi, apo largësia e Arjolës nga fëmijët për përgjatë këtyre 4 muajve në BBV, është dëshmia më e gjallë e një nëne që bën sakrificë dhe pikërisht për këtë fakt Arjola e ka nisur këtë rrugëtim, që është pranuar dhe mbështetur nga fëmijët e saj.

Fëmijët siç e përmenda edhe më lartë, janë nën kujdesin e veçantë të familjarëve dhe askush nuk mund t’i heq fëmijës të drejtën për të qëndruar me gjyshërit dhe tezen e tyre. Fëmijët janë në moshë madhore për të shprehur dëshirën e qëndrimit tek njëri apo tjetri prind para psikologut dhe gjykatës”, përfundoi Vatoci.

Etiketa: Arjola DemiriBBVFemijejuristekujdestari

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
“Mua s’më flet dot ashtu”/ Dalin pamjet nga takimi i Ramës me banorët e “5 Majit”

“Mua s’më flet dot ashtu”/ Dalin pamjet nga takimi i Ramës me banorët e “5 Majit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com