GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Skifterat” e Laçit bëjnë namin me grabitje, boshatisin dyqanet e vilat luksoze në gjithë Evropën

00:00 - 12/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Skifterat” e Laçit bëjnë namin me grabitje, boshatisin dyqanet e vilat luksoze në gjithë Evropën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skifterat e Laçit, nuk kanë të sosur. Pasi kanë arritur të boshatisin dyqanet, e vilat luksoze në Itali dhe vende të tjera të Europës, mallin e cilësisë së parë të floririt dhe argjendit, e sjellin në Shqipëri. Nga ku më pas e çojnë në Turqi, nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të autobuzave.

Një skemë kjo kriminale që dalë nga dalë është kthyer në monopolin e një grupi kriminal që vepron në Shqipëri, që kohët e fundit është dëgjuar për disa atentate të kryera në seri, në Lezhë, Laç dhe Tiranë.
Kjo skemë sigurisht dihet edhe nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe nga ana ime, por ja që për qamet nuk është bërë asnjë operacion, qoftë për të parandaluar. Grupi, zotëron dyqane argjendi dhe floriri në Tiranë dhe jo vetëm, ndërsa tregtia e sendeve të vjedhura në vende të ndryshme të Europës, vijon pa ndërprerje me argjendaritë e njohura Turke. Por atë që nuk është në gjëndje t’ia bëjë Policia e Shtetit, në fakt pak ditë më parë, ja bëri policia e Stambollit, e cila i kapi grupit të skifterave, pikërisht korrierin kryesor.

Një çantë e mbushur me flori, bizhuteri luksi dhe monedha argjëndi të vjedhura, dërgohen kontrabandë në Tuqi. Sendet me vlerë, që sigurisht shiten me shifra mjaft më mëdha, u sekuestruan në barkun e një gruaje nga policia Turke.
Sot mediat online Turke, kanë buçitur nga një haber, siç ishte arrestimi i një gruaja, e cila ishte kthyer në një korriere seriale, e grupit të skifterave të Laçit. Fatime Reçi, është ndaluar në aeroportin e Stambollit në 14 janar 2022, por policia e këtij qyteti dhe gazetari Turk, Emir Somer, publikuan lajmin njëherësh dhe pamjet filmike ditën e 10 shkurtit.
Në pamjet filmike duket qartë, Fatime Reçi, që bën lëvizje të dyshimta pasi në trupin e saj ishte ngjitur, një çantë e mbushur plot me sende me vlerë, si monedha argjenti antike, ora dore mjaft të shtrenjta dhe të markava të ndryshme, dhjetëra unaza flori e argjëndi të pastër, dy shufra flori dhe vathë floriri.

Policia e aeroportit ndoqi gruan që dyshonin për veprimet e saj. Më pas policia e ndaloi gruan dhe e kontrolloi atë dhe valixhen e saj.
Por kur në valixhe nuk u gjënd asgjë, policia konstatoi se Reçi kishte vendosur një çantë të veçantë në bark poshtë rrobave, duke lënë përshtypjen e kërthizës. Nga çanta e kontrolluar, rezultoi se aty ishin 3 kilogramë 117 gram flori, me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira.
14 ora dore me vlerë tregu 565 mijë lira për marka të ndryshme. 588 gramë bizhuteri ari të përbërë nga gjerdan unaza dhe vathë me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira.

73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, u sekuestruan.
Mediat Turke, shkruajnë se Fatime Reçi është nga Shqipëria dhe pas shoqërimit në polici, është vendosur një masë sigurime e lirimit me kusht. Ndërsa nga verifikimet rezulton se ajo është nga qyteti i Laçit, dhe ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit dhe një personazh tjetër që kohët e fundit qëndron në hije të disa bizneseve.
Tashmë të presim se çfarë do bëjë Policia e Shtetit, pasi se çfarë bëri Policia e Stambollit e pamë.

Etiketa: GrabitjeTurqi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Heqja e subvencionit të TVSH/ Sektori bujqësor në vështirësi, si po braktisen serat

Heqja e subvencionit të TVSH/ Sektori bujqësor në vështirësi, si po braktisen serat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com