GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

11 huqet e ndyra të shqiptarëve

12:08 - 12/02/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
11 huqet e ndyra të shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë një shprehje interesante tironcit e vjetër: Vesi del me shpirtin. Për veset e lindura edhe shkenca ngre duart lart por sot flasim për veset e mësuara apo të kopjuara. Si racë e rrahur nga dimër i ashpër dhe diell përvëlues, me jastëk malin dhe legen me ujë të kripur detin, duket se përvetësojmë në mënyrë të pavullnetshme disa zakone të pështira prej të cilave nuk ndahemi kollaj. Një shtëtitje nëpër rrugët rurale apo urbane, nëpër fshatrat apo qytetet tona nuk përbën asnjë dallim. Femra dhe meshkuj të veshur ndryshe, të qethur ndryshe, më këmbë apo me makinë, të kamur apo të skamur që sillen dhe reagojnë njësoj. Para jush nje e nga një huqet më të ndyra e më të spikatuar që formojnë një pjesë të identitetit tonë sharlatan:

1-Femrat që shkojnë me shoqëruese me vete në tualet.
Ndjehen më të sigurta dhe pa dyshim pak thashetheme të shpejta me njëra-tjetrën.

2-Shkundja e cigareve në filxhanin e kafesë.
Mirë që rrimë gjithë ditën në kafe duke marrë në gojë gjithë dynjanë por as higjenë dhe estetikë personale nuk tregojmë. Pasi mbarojmë së rrufituri kafenë vazhdojmë shkundim hirin dhe fikim cigaren në filxhanin ku para 3 minutash puqnim buzët dhe po në atë filxhan nesër unë ose ti do pimë sërish kafen e rradhës.

3-Shfryrja e qurrave dhe bështyma e hedhura vend e pa vend.
Je duke ecur me gruan ose me shokët? Një hap shkëputës majtas ose djathtas, me dorën e djathtë blloko vrimën e majtë të hundës, merr frymë thellë dhe shkëpute. Qurret me shpejtësi skëterrë lëshohen direkt në trotuar. Më pas edhe një nxjerrje gëlbazash dhe sekrecionesh, fërkim duarsh në vend të pastrimit dhe vazhdo ec pa më të voglin siklet.

4-Kruajtja e bol*** në publik.
A mund të jesh burrë nëse nuk kruan bol*** në publik? Duhet pak superioritet dhe vitalitet. Ça jemi ne, pjeshka???

5-Takat e larta buzë detit.
Vajzat kur përdorin taka për të shkuar në plazh ose buzë detit gjatë pushimeve të verës.

6-Dalja e shpejtë në tualet
Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dalin jashtë shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 minuta në tualet, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 84 minuta kafe&llafe.

7-Kolektivitet bastexhinjsh
Megjithëse qeveria mbylli lojërat e fatit, fatin e tyre nuk e lanë jetim. Djem e burra që zgjohen e ngrysen me kofiçentë rezultatesh në kokë.Emocione dhe ndjesi të tjetërsuara. Abandonim të familjes dhe shoqërisë. Para të shpenzuara për bllofet e ndyra dhe në fund katandisje halabakërie pa askënd pranë.

8-Zagarë të politikës
Çdo ditë shajmë e mallkojmë politikën dhe aktorët e saj. Anatemojmë liderë e parti. Urrejtje patetike dhe neveritje por…dhe vjen dita e zgjedhjeve. Ne sharësit mbajmë të parët rradhën për të votuar të sharët.

9-Vetëm legenat lidhin rripin e sigurimit
Dukesh si legen me atë rrip. Pse e vë, apo të të shajnë? Pse e lidh apo të shesësh pordhë…
Ah e morre vesh? Vdiq, vdiq në një aksident në autostradë. Ekspertët thanë nëse do kishte lidhur rripin e sigurimit do kishte shpëtuar.

10-Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë te shteti ose te privati, bërje pazari, kujdes për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë, telenovelat orientale dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi me 5 yje kjo e jona.

11-Besimtarë hipokritë, frikacakë me patentë.
Nëse shkon në kishë, xhami apo teqe në rast festash do gjesh kryekriminelët, hajdutët, maskarenjtë e politikës. Njëri ndez qiri, tjetra mbulohet me perçe, njëri mban kreshmë, tjetri ramazan. I luten e i përgjërohen Perëndisë në mënyrën më të paskrupullt dhe sapo dalin nga pragu i kultit fetar, rifillojnë mashtrimet, vjedhjet, vrasjet.

 

Etiketa: huqet e shqiptarëve

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Kompleksi Partizani drejt përfundimit, Duka: FSHF do mbështesë klubet në infrastrukturë

Kompleksi Partizani drejt përfundimit, Duka: FSHF do mbështesë klubet në infrastrukturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com