Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip kanë hyrë ish- banorë që kanë darkuar dhe festuar me finalistët. Teksa Dagz dhe Einxhel i kanë shprehur mungesën njëri- tjetrit, kjo e fundit nuk ka hezituar ta pyesë nëse e ka takuar babain e saj kur ajo ishte në spital.
“Po babin e takove?”, e ka pyetur ajo duke e ngacmuar dhe duke qeshur. Dagz i ka thënë se nuk e ka takuar e më pas dyshja ka vazhduar bisedat e radhës. Einxhel i ka shprehur se e ka ndjerë shumë mungesën e tij brenda shtëpisë dhe se tani ndihet më mirë.
Discussion about this post