GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e “5 Majit”: Na bëjnë presion se do na heqin nga puna

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e “5 Majit”: Na bëjnë presion se do na heqin nga puna
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Laprakës dhe “5 Maji”t kanë dalë sërish në një protestë ditën e sotme, duke këmbëngulur se nuk do lejojnë që banesat e tyre të shemben. Ata kërkojnë nga Bashkia Tiranë të tregohet transparente dhe t’iu jap një zgjidhje.

Ata thanë se në takimin që kishin patur me kryeministrin, ky i fundit vetëm ishte tallur me ta dhe ishte sjellë në mënyrë arrogante. Ndërsa sa i përket numrit të ulët të protestuesve të pranishëm, banorët thanë se shumë prej tyre ishin kërcënuar se do të pushoheshin nga puna nëse do merrnin pjesë në protestë.

“Nuk na ka dhënë zgjidhje, aty në TV na thonë ndryshe se do marrim 100% metër për metër por mbeten vetëm fjalë pa u firmosur askund. Ai thjesht na i jep në televizor por jo në realitet me kontratë ekzistuese”, u shpreh një banorë.

Ndërsa një tjetër tregoi se disa prej tyre nuk dalin më në protestë, pasi iu bëjnë presion për largime nga puna. Sipas tij, qeveria vetëm se po tallet me ta dhe po i lë në mëshirë të fatit.  “Komunikimi i kryeministrit ka qenë nul fare atë ditë se nuk u ka dhënë asnjë lloj përgjigje banorëve. Ai ka përdorur një gjuhë arrogante ndaj banorëve, vetëm është tallur me ne. Në numra jemi pak sepse kanë hyrë ata patronazhistët mes nesh dhe presione në shtëpi. Kush është në punë, nuk guxon me ardh këtu. Pra nga presioni i bërë këtu nuk janë shumë veta në protestë”, tha një banorë.

Gjithsesi ata shprehen se do të përshkallëzojnë protesta dhe nuk do të dorëzohen derisa të dalë e drejta dhe të marrin atë që në të vërtet meritojnë.

Etiketa: 5 majibanoreLaprakapresionproteste

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Mbyllet protesta e “5 Majit”/ Banorët: Duhet revolucion

Mbyllet protesta e “5 Majit”/ Banorët: Duhet revolucion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com