Pas deklaratave të fundit të kryeministrit Rama, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke i kujtuar që ish-ministrat e qeverisë së tij që janë në burg për afera korruptive. Në deklaratën e tij Alibeaj thotë se Ramës dhe atyre që prangat u tunden në fytyrë e kanë mendjen te bravat, qelia dhe hekurat pasi u flet subkoshienca.
“Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca” – shkruan Alibeaj.
Discussion about this post