GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rama e Meta, urrejtje edhe në ditën e Shën Valentinit

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do bashkëpunojmë me opozitën për Presidentin e ri”, Rama: Meta fatkeqësi për shtetin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lorenc Vangjeli

E hëna e Shën Valentinit shqiptar kishte për kryefjalë Sigurinë. Për të u fol në selinë e OKB-së, në ceremoninë për mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në presidencë në Tiranë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën në Ukrainë.

Meta si president, ishte në dijeni prej kohësh për atë që ndodhte në Kiev, nja dy mijë kilometra me makinë nga Tirana, por e thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurimit fiks ditën kur Rama ishte larg nja pesë mijë milje me avion, në New York.

Mjafton ky detaj protokollar për të dëshmuar një fakt të vetëm, që është në sy të të gjithëve, për të cilin flasin të gjithë, por që është bërë kaq i zakontë sa tashmë duket normal anormaliteti ekstrem: shmangia me çdo kusht e kontakteve dhe çdo lloj bashkëpunimi mes institucionit të presidentit dhe atij të kryeministrit.

Por edhe kjo është dukja që gënjen sepse thelbi është krejtësisht tjetër kund.

Ajo që pritet të ndodhë shumë shpejt dhe ajo që Rama e Meta presin të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese, është e keqkuptuar thellë nga mbështetësit e të dy palëve. Ata mendojnë krejt ndryshe nga tifozët respective dhe kanë interesa krejt të ndryshme nga ato që tifozët e tyre brohorasin pa kuptuar thelbin: Rama dhe Meta janë dy personazhet më të painteresuar për vendimin e shkarkimit të presidentit.

I pari, Rama nuk ka asnjë interes që ta largojë Metën nga presidenca. Nuk i vlen për asgjë që ta viktimizojë atë, ta vrasë për një copë herë si president që t’i ringjallet si opozitar që të nesërmen në rrugë. Më shumë se shkarkimi, politikisht Ramës i intereson agonia institucionale e Metës brenda oborrit të presidencës.

I dyti, Meta i cili duket se po bën gjithçka që të mbrohet duke hyrë në labirinte juridike për të justifikuar një akt politik të hershëm, nuk ka pikën e interesit që të rrijë më gjatë në atë zyrë. Meta është prej kohësh boksieri profesionist që e kanë ulur të luajë muzikë klasike e kushtetuese në tastierë pianoje, pa e lënë të heqë as dorezat e boksit dhe duke i kërkuar të mbajë një papijon ceremonial në qafë.

Meta nuk e do presidencën. Ramës nuk i dihet tani presidenca. Meta synon opozitën, Ramës i mjafton sinori i maxhorancës së tij tani për tani. Gjithë të tjerët që i bien daulleve të luftës dhe të paqes, ata që luftojnë nën flamurin e njërit apo të tjetrit, duhet të kuptojnë se komandantët e tyre, e quajnë humbjen fitore.

Ndeshja mes Ramës dhe Metës, mes maxhorancës dhe institucionit të presidencës është një ndeshje politike. Si e tillë ajo ka vetëm zgjidhje politike. Ta çosh atë tek Gjykata Kushtetuese, siç bëri i detyruar formalisht Rama dhe siç po mbrohet Meta, është shmangie nga thelbi i problemit. Ndreqet shkaku dhe nuk luftohet me pasoja.

Gjithë sa duket është thjesht teatri njerëzor, të cilin, “me inshallah” nuk e kanë kuptuar të paktën gjyqtarët kushtetues. Ata do të duhet të bëjnë sikur mendojnë seriozisht dhe të bëjnë sikur debatojnë kushtetueshmërisht për një vendim që ata nuk kishin kurajo ta shkruanin pa kopje nga Venecia.

Gjykatësit në Tiranë thjesht do të përkthejnë thelbin e asaj që ka ardhur nga ana tjetër e Adriatikut dhe që me pak fjalë thotë: çdekretimi presidencial i zgjedhjeve lokale është pak me barrë, por nuk lindi asnjë fëmijë i paligjshëm në qershor 2019.

Ata do të firmosin se u vërtetua marrëdhënia e panatyrshme seksuale me ligjin, por jo shtatzania, se u verifikuan shkelje kushtetute, por jo pasoja nga shkelja.

Pjesa tjetër është formalitet. Eshtë vetëm prova e përkohshme bashkëjetesës së pamundur mes Ramës dhe Metës, që edhe në ditën e Shën Valentinit, dëshmuan sesa e thellë është urrejtja njerëzore në Tiranë, sa kohë që interesi politik nuk dikton që të jetë ndryshe.

Siç u ka ndodhur dikur të dyve po me njëri-tjetrin.

Etiketa: kryesore2Lorenc Vangjeli

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
Para
Njohja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kërcënon Serbia: Nuk do rrimë duarkryq

Njohja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kërcënon Serbia: Nuk do rrimë duarkryq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën
Aktualitet

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

12:41 - 08/10/26

Debati për reformën territoriale ka prodhuar një tjetër përplasje në sallën e Kuvendit, këtë herë mes deputetit socialist Blendi Klosi...

Lexo më shumë
“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

12:39 - 08/10/26
“Po ju kërcënon Rama”/ Spiropali-Bardhit: S’me shantazhon dot askush, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin!

“Po ju kërcënon Rama”/ Spiropali-Bardhit: S’me shantazhon dot askush, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin!

12:26 - 08/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Gazetari u kërcënua pasi denoncoi aferat e Ballukut, policia merr në pyetje vëllain e Igli Tares!

12:17 - 08/10/26
Policia përplaset me protestuesit, hedh gaz lotsjelles me shumicë ndaj qytetarëve

Policia përplaset me protestuesit, hedh gaz lotsjelles me shumicë ndaj qytetarëve

12:08 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com