GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Skandaloze”/ Kryemadhi sulmon Komisionin për Inceneratorët: Kam prova…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët, Kryemadhi poston videon dhe denoncon: Ja si është i përfshirë Erion Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të ashpra pas mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, duke e cilësuar skandaloz faktin që sipas saj Komisioni nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin se kanë marrëveshje me SPAK për ruajtjen e sekretit hetimor.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi sulmon dhe kryetaren e komisionit, deputeten Jorida Tabaku, teksa thekson se ajo duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun.

“Skandaloze! Me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor). Analiza e veprimtarisë apo deklaratat e z. Pëllumb Abeshi, si Kryetar i Komisionit të Dhënies me Koncesion, si dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, do të zbardhnin qartazi për publikun shkeljet e rënda proceduriale, që sipas Kryeministrit Rama nuk ekzistojnë.
Kryetarja e Komisionit duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun. Komisioni Hetimor me çfarë duket do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë, apo që nuk do mbajnë mend, se çfarë ka ndodhur. Për Elbasanin, Fierin, Tiranën, topi tashmë është në fushën e SPAK! Inkurajoj çdo prokuror dhe gjyqtar, që ta shohin të vërtetën siç është, pa marrë parasysh funksionet apo përkatësitë politike të individëve nën hetim”, shkruan Kryemadhi.

Teksa shprehet se do të vijojë të zbardhë të vërtetën, Kryemadhi shprehet se është në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere.

Etiketa: inceneratorëtMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

“Hartat janë më pak të gatshme për kompromis”, Rama replikon me Vuçiçin për Ibrin
Breaking Views

“Hartat janë më pak të gatshme për kompromis”, Rama replikon me Vuçiçin për Ibrin

09:07 - 11/08/26
Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!
Aktualitet

Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!

22:32 - 10/08/26
Propozimi i Sazan Gurit: Të rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti, s’duhet të lejojmë që veprat kriminale t’i çojnë deri në fund
Aktualitet

Propozimi i Sazan Gurit: Të rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti, s’duhet të lejojmë që veprat kriminale t’i çojnë deri në fund

21:35 - 10/08/26
Para
Provoni këto 12 teknika kur konfliktoheni për të ndërtuar marrëdhënie më të forta

Provoni këto 12 teknika kur konfliktoheni për të ndërtuar marrëdhënie më të forta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosen 4 të rinj në Gjirokastër nga përplasja e dy automjeteve
Aktualitet

Plagosen 4 të rinj në Gjirokastër nga përplasja e dy automjeteve

09:48 - 11/08/26

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional...

Lexo më shumë
Rikativizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit

Rikativizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit

09:36 - 11/08/26
Vazhdon beteja me flakët në Krujë/ Dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga ajri

Vazhdon beteja me flakët në Krujë/ Dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga ajri

09:19 - 11/08/26
“Hartat janë më pak të gatshme për kompromis”, Rama replikon me Vuçiçin për Ibrin

“Hartat janë më pak të gatshme për kompromis”, Rama replikon me Vuçiçin për Ibrin

09:07 - 11/08/26
Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet se është i qëllimshëm

Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet se është i qëllimshëm

08:48 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com