GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rreziku i një katastrofe bërthamore në Ukrainë

09:56 - 16/02/22
në OP-ED
Kohë leximi: 5 min
A A
Rreziku i një katastrofe bërthamore në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Bennett Ramberg “Project Syndicate”

Mobilizimi në shkallë të gjerë i ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën, ka jo pak precedentë të frikshëm në histori. Por nëse Kremlini vendos të sulmojë, ai do të ndeshet me një rrezik, me të cilin nuk është përballur më parë asnjë ushtri pushtuese:15 reaktorë bërthamorë, të cilët plotësojnë afro 50 për qind të nevojave të Ukrainës për energji në 4 rajone.

Reaktorët përbëjnë një shqetësim shumë të madh, pasi nëse bombardohen, mund të shndërrohet në burime rrezatimi radioktiv në përmasa të mëdha. Vetë Rusia do të ishte viktimë e mbetjeve radioaktive, që do të transportoheshin nëpërmjet erës.

Duke pasur parasysh cenueshmërinë e reaktorëve bërthamorë të Ukrainës, dhe dëmet e mëdha në njerëz dhe mjedis, që do të shkaktoheshin në rast se lufta do t’i dëmtonte, presidenti rus Vladimir Putin duhet ta mendojë 2 herë nëse ia vlen të luftohet kundër Ukrainës.

Termocentralet janë objektiva të zakonshëm në konfliktet moderne, pasi shkatërrimi i tyre e pengon aftësinë e një vendi për të vazhduar luftimet. Por reaktorët bërthamorë nuk janë si burimet e tjera të energjisë. Ato përmbajnë sasi të mëdha materiali radioaktiv, i cili mund të çlirohet në shumë mënyra.

Për shembull bombardimi nga ajri apo nga artileria, mund të shkatërrojë kullën e kontrollit të reaktorit, apo të prishë sistemet jetike të ftohjes, që e mbajnë të qëndrueshme bërthamën e tij. Po kështu, mund të ndodhë edhe një sulm kibernetik, që e ndërpret punën e centraleve, apo edhe një ndërprerje e energjisë në zonën përreth, nga ku mbështeten centralet bërthamore për të vazhduar funksionimin e tyre.

Nëse do të shkrihej bërthama e një reaktori, gazrat apo mbetjet radioaktive do të dilnin nga struktura e kontrollit. Kur të dilnin në atmosferë, ato do të udhëtonin për mijëra kilometra në të gjitha drejtimet e mundshme, duke ndotur me elementë radioaktivë shumë toksikë  peizazhet urbane dhe rurale.

Edhe karburanti bërthamor tashmë i përdorur, mund të shkaktojë shkatërrime e mëtejshme, nëse depozitat e tij do të merrnin flakë. Pasojat shëndetësore të pasojave të tilla do të varen nga popullsia e ekspozuar dhe toksiciteti i elementeve radioaktive.

Forumi i Çernobilit i OKB-së, vlerësoi se incidenti i vitit 1986 në Ukrainë, do të shkaktonte 5000 vdekje të tepërta nga kanceri gjatë 50 viteve të ardhshme. Edhe pse disa organizata ambjentaliste, mendojnë se kjo shifër e nënvlerëson shumë numrin e mundshëm të viktimave.

Në fakt, menjëherë pas atij incidenti, u shfaqën mijëra raste me tumorin e tiroides. Në mesin e një pandemie globale, që deri tani ka vrarë miliona njerëz, viktimat e mundshme nga reaktorët bërthamorë mund të duken si të parëndësishme. Por ky do të ishte një nënvlerësim fatal i rrezikut.

Për të reduktuar pasojat e rrezatimit pas incidentit në Çernobil, autoriteteve sovjetike iu desh të zhvendosnin qindra mijëra njerëz, dhe të hiqnin për dekada të tëra nga lista e përdorimit pjesë të mëdha të tokës bujqësore dhe pyjeve përreth.

Në reaktor dhe rrotull tij, u angazhuan mbi 600.000  mijë njerëz për të pastruar vendin. Inxhinierët ndërtuan një ”sarkofag” gjigant mbi godinën e reaktorit për të penguar çlirimin ne ajër të rrezatimeve të mëtejshme. Miliona njerëz pësuan trauma psikologjike, dhe rreth 7  milionë banorë përfituan kompensim social.

Në total dëmet ekonomike nga ai incident arritën në qindra miliarda dollarë. Japonia llogarit një faturë prej qindra miliarda dollarë, për shkak të katastrofës së reaktorit bërthamor të Fukushimës në vitin 2011. Edhe pse ai incident i shkaktuar nga tërmeti i fortë dhe cunami që e pasoi, çliroi në ajër ​​vetëm 1/10 e rrezatimit që emetoi Çernobili, dhe kjo sasi kryesisht në oqean dhe jo në tokë.

Një luftë e mundshme do t’i rriste ndjeshëm këto rreziqe, pasi operatorët e reaktorëve që mund të zbutin pasojat, do të ishin më të prirur të largoheshin prej andej nga frika e bombardimeve. Nëse një reaktor bërthamor, ndodhet ne mesin e një fushëbeteje kaotike, mund të mos ketë as njerëz që mund të jenë përgjegjës dhe të reagojnë të parët ndaj çdo emergjence.

Ndërkohë popullatat e keqinformuara në zonat e ndotura, që dëgjojnë thashetheme të ndryshme, do të endeshin kuturu, dhe do të binin pre e panikut. Edhe pasi të pushonin luftimet, Ukraina do të vuante nga efektet afatgjata që vijnë nga çdo incident bërthamor.

Dhe siç tregoi Çernobili, nuk do të ishte e vetmja. Rrezatimi bërthamor që çlirohet nga një reaktor, nuk “respekton” kufijtë kombëtarë. Afërsia e Rusisë fqinje, do ta bënte atë një objektiv kryesor të depozitave radioaktive të transportuara përmes erës.

Duke pasur parasysh trashëgiminë e Çernobilit, mund të mendohet se Rusia do t’i shmangej sulmeve ndaj reaktorëve bërthamorë që janë ende në punë. Dhe kjo qasje ka qenë një normë historike. Është e vërtetë, që Izraeli i ka sulmuar impiantet e dyshuara siriane dhe irakiane të armëve bërthamore, dhe Iraku bombardoi 2 reaktorë bërthamorë në Bushehr të Iranit gjatë luftës midis këtyre 2 vendeve në vitet 1980.

Por në ato raste, impiantet ishin ende në ndërtim. Po ashtu, ka pasur raste kur janë marrë në konsideratë sulmet ndaj termocentraleve bërthamore funksionalë. Kështu Serbia ishte gati të godiste me raketa centralin bërthamor të Sllovenisë “Krsko” në fillimin e luftës, që coi në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Ndërsa Azerbajxhani mendoi të sulmonte termocentralin e Armenisë në Metsamor në luftën e vjeshtës së vitit 2020. Por ka edhe raste të tjera kur ka dominuar thjesht fati, dhe jo arsyeja. Këtu përfshihen sulmet e dështuara me raketat “Scud” të Irakut ndaj reaktorit bërthamor të Dimonas në Izrael, gjatë Luftës së Gjirit Persik në fillim të viteve 1990, apo sulmin e SHBA-së mbi një reaktor të vogël për qëllime kërkimore në Qendrën Kërkimore Bërthamore Tuvaita në periferi të Bagdadit, gjatë të njëjtit konflikt.

Shqetësimet e Ukrainës për cenueshmërinë e saj bërthamore u rritën në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë. E shqetësuar se konflikti i mëtejshëm mund të rezultojë në një sulm reaktori, ajo i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Samitit të Sigurisë Bërthamore, për të ndihmuar në rritjen e mbrojtjes së saj.

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mbrojtje që mund të përballojë një bombardim rus. A është goditja e një reaktori në tabu për Putinin? Sjellja luftarake e Rusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ofron arsye të bollshme për t’u shqetësuar. Në luftërat afgane, çeçene dhe siriane, trupat ruse kanë vepruan me shumë pak kujdes për kufijtë konvencionalë.

Pastaj janë edhe turbullirat që shkakton një luftë në përgjithësi. Në raste të tilla ndodhin jo rrallë gjëra të këqija; pilotët gabojnë; ushtarët në terren i injorojnë kufizimet. Një rast i tillë ishte bombardimi i 26 marsit 2017 në Digën Tabka, që kontrollohej në atë kohë nga Shteti Islamik në Siri.

Me një lartësinë e një godine 18-kateshe, dhe duke mbajtur një rezervuar 40 km të gjatë në lumin Eufrat, shkatërrimi i digës do të kishte mbytur dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm, që banojnë në rrjedhën e poshtme të lumit. E megjithatë duke shkelur urdhrat e rreptë për “mos-goditjes” së objekteve të tilla, dhe duke anashkaluar masat mbrojtëse, avionët amerikanë e bombarduan gjithsesi.

Ishte vetëm fati që shpëtoi dhjetëra mijëra njerëz. Bomba e hedhur mbi digë nuk arriti të shpërthente. Për Kremlinin, leksioni duhet të jetë më se i qartë. Pushtimi i Ukrainës paraqet rrezikun e një katastrofe bërthamore, që do të prekte jo vetëm Ukrainën por edhe vetë Rusinë. Asnjë luftë nuk e meriton një rrezik të përmasave të tilla.

Etiketa: katastrof bërthamoreKremlinikryesore2Ukraine

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
PS bojkotoi Komisionin për Inceneratorët, Tabaku: E pajustifikueshme, SPAK të hetojë Ramën

PD publikon dokumentet: Ja procedura abuzive e ndjekur për inceneratorin e Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com