GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Llataj në komision: Inceneratori nuk punon prej 2 muajsh

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Llataj në komision: Inceneratori nuk punon prej 2 muajsh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komision Hetimor për Inceneratorët ka pasur mjaft debate ditën e sotme, ku i thirrur si dëshmitar ka qenë kryebashkiaku i Elbasanit Gledis Llatja. Në fjalën e tij ai ka treguar se për projektin nuk ka pasur një miratim emergjence nga komiteti i menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Ndërkohë, Llatja është shprehur se nga data 15 janar deri më sot incineratori është i fikur për arsye të mungesës së disa materiale bazë gëlqere. Ai shtoi se impianti sot që ne flasim është në gjendje pune, mjafton vetëm të ndizet, mjafton të blihen materialet e nevojshme.

 

Pjesë nga diskutimet:

Boçi: Projekti për landfillin e Paprit ishte investuar nga qarku Elbasan dhe ishte bërë studim fizibiliteti nga kompania italiane, por për emergjencën mjedisore këshilli bashkiak merr vendim e ia jep për miratim komitetit të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Vetëm nëse shprehet komiteti atëherë miratohet emergjenca mjedisore. Ndërkohë që në bashkinë e Elbasanit ka mbërritur oferta e pa kërkuar.

Në vazhdimësi të marrjes në dorëzim, meqenëse e ka marrë shoqëria, meqenëse jeni i interesuari i parë në pushtet lokal, nga data 17 deri sot që flasim a punon inceneratori? A prodhon energji?

Gledian Llatja: Sipas teknikëve, në datë 15 drejtuesi teknik për shkak dhe të mungesës së korrespodencës që kishte pasur me administratorin e ri të vendosur nga Gjykata e Posaçme, ka vendosur të fikë inceneratorin për arsye se i mungonin disa materiale bazë, të cilat për shkak të konsumit të tyre merren një herë në dy ditë ose një herë në tre ditë dhe i ka kërkuar administratorit që këto materiale të prokurohen.

 

Impianti sot që ne flasim është në gjendje pune, mjafton vetëm të ndizet, mjafton të blihen materialet e nevojshme. Patjetër që punon ka punuar që në ditën e parë që është ndezur. Në datën 15 është urdhëruar nga drejtuesi teknik fikja e detyruar e impiantit për të mos shkaktuar një dëm për mungesë të lëndës së parë që në rastin konkret është gëlqere.

Jorida Tabaku: Deri më sot nuk shtypur më ai butoni që ndizet prapë?

Gledian Llatja: Jo nuk është shtypur. Nga data 15 ka një muaj e gjysmë që nuk punon.

Luçian Boçi: Sa është pjesa e të ardhura që inceneratori gjeneron nëpërmjet prodhimit të energjisë, sa shet? Dhe sa ju si bashki nesër sa do të fitoni që do të mbuloni kostot e tjera.

Gledian Llatja: Impianti i prodhimit të energjisë elektrike, sipas të dhënave që jam interesuar unë ka një problematikë për çmimin. Ka dy kategori çmimesh, i pari pritet një vendim gjykate për çmimin e ERE-s. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur një çmim, kompania e ka quajtur të pasaktë dhe ka kërkuar një çmim të ri. Me sa më kanë informuar, e kanë fituar në shkallë të parë. Bashkia e Elbasanit kur ta marrë në administrim nga asetet e sekuestruara, në do të fillojmë kontaktet me OSHEE për të pasur një mundësi.

 

 

 

 

 

Etiketa: incenratoreKryesore1Kryesorer1

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Refuzuan ekstradimin e Eldi Dizdarit/ Belgjika e ashpër me Dubain, e quan streh kriminelësh

Refuzuan ekstradimin e Eldi Dizdarit/ Belgjika e ashpër me Dubain, e quan streh kriminelësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26

Dhjetëra mijëra persona protestuan të shtunën në qytete të ndryshme të Spanjës, përfshirë Madridin, Barcelonën dhe Valencian, duke kërkuar uljen...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

09:00 - 04/10/26
Sot protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Skandalet nuk kanë të mbaruar

Sot protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Skandalet nuk kanë të mbaruar

08:37 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

08:00 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com