GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Dalin kuotat e prangave, Lali 1.30 dhe Agaçi 1.45

18:58 - 16/02/22
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin kuotat e prangave, Lali 1.30 dhe Agaçi 1.45
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kohë arrestimesh në kampin rozë, në një kohë që inceneratorët janë shndërruar në një makth të frikshëm për një pjesë të qenësishme dhe të domosdoshme të kampit rozë. Arrestimi i Tahirit duket se po u del prej hundësh atyre që festuan deri në mëngjes për burgun e ish-ministrit, teksa tashmë, vjedhja e dekadave, grabitja unikale me inceneratorët pritet që me ditë të vërë në lëvizje drejtësinë e re. Erion Veliaj, apo Engjëll Agaçi? Cilin prej tyre ka lëshuar Rama?

Kjo është pyetja që lind natyrshëm në këtë valë arrestimesh për drejtësinë e re. Në lëvizjet dhe fytyrat e të treve shikon zi, busulla ka humbur, teksa lart e poshtë kanë nisur të pyesin se a ka wireless në qeli, dhe ku janë ambientet më të këndshme për të bërë një burg prej standardi real… Frikë, ankth, e mbi të gjitha pasiguri, për një fakt: Cilin nga këta ka lëshuar ose pritet të lëshojë Edi Rama? Agaçi është zhdukur prej kohësh nga çdo lloj qarkullimi në një kohë që nuk kanë munguar zërat dhe për dorëheqje të refuzuara.

Zilen e celularit dhe të derës e ka vënë më “silent”, në një kohë që poshtë monitorojnë për ndonjë makinë që mund të parkohet në çdo moment, nga ku prej saj do të dalin ekzekutuesit e urdhër-arresteve. E megjithatë, urrejtja socialiste mbi të gjitha është për atë, njeriun e “boleve” të hekurta, Lalin që kuotohet si zyrtari që është fare afër një arrestimi të mundshëm. Inceneratorët kanë bërë që në axhendën e tij të mistershme tashmë ka dalë Duka e është futur Ben Kraja e shumë të tjerë. Lufta brenda llojit në kampin rozë shikon Ramën që vëzhgon se kush do e fitojë duelin e kapjes së drejtësisë, mes Veliajt dhe Engjëll Agaçit.

Të dy janë me “asistencë” sociale e me “kredi”, kështu që në nivele pariteti presin se kush prej tyre do të japë bakshishin më pikant. Rama prej kohësh shikon që Lalin e duan të sakatosur brenda pushtetit të tij, por në anën tjetër një rrëzim i Erionit mund t’i sjellë krisjen edhe themeleve të pushtetit të tij që inceneron grabitje të frikshme. Lali, ose Veliaj ndien se tashmë është fare afër një takimi “konsultativ” me sapunin e institucioneve të riedukimit. Gjysma e Bashkisë që drejton është marrë në pyetje, në një kohë që tentakulat e pushtetit të tij ekonomik kanë kohë që janë instaluar afër atyre që do të firmosin urdhër-arrestin.

E megjithatë, nuk është vetëm ky, por edhe Agaçi. Te Veliaj shikohet qartë që brenda së qeshurës së tij ka frikë dhe lexohet makth, pasi ka gjurmë zyrtare në shkresat e inceneratorëve. Ndërsa te Agaçi frika shikohet në zhdukjen e tij nga të gjithë, teksa ka një tjetër histori. Mbase me të rëndë. Megjithatë, Veliaj kuotohet si njeriu që mund të shkojë shpejt në qeli. E mbase nuk e ka hallin këtu, por aty brenda realisht do të ketë një betejë jete: ME SAPUNIN!

Etiketa: DalinËngjëll AgaçiErion Veliajinceneratorikryesore2kuotatTirane

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Dhunë dhe grabitje, arrestohen 3 vëllezërit shqiptarë në Itali

Dhunë dhe grabitje, arrestohen 3 vëllezërit shqiptarë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com