GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti për 45 vende të Europës: Drejtësia në Shqipëri, e kapur nga politika

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti për 45 vende të Europës: Drejtësia në Shqipëri, e kapur nga politika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria renditet në vendin e 30-të sa i përket zhvillimit ekonomik, bazuar në raportin për vitin 2022. Në raportin e publikuara së fundmi nga  “2022 Index of Economic Freedom” përfshihen 45 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i Shqipërisë i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit.

Sipas raportit, indeksi i lirisë ekonomike në vendin tonë pësoi përkeqësim të dukshëm në 2 vitet e fundit, për këtë arsye vazhdon të mbetet në rangun e mesëm të vendeve “Mesatarisht të Lira”. Ndërkaq, raporti del në përfundimin se problematika kryesore është korrupsioni dhe sundimi i ligjit nga pushteti.

Drejtësia e kapur nga politika

Sipas këtij raporti ekonomia shqiptare nuk konsiderohet e lirë dhe në kushte për të zhvilluar për shkak të mungesës së drejtësisë. Madje, tregohet qartë që drejtësia jonë është e kapur dhe e ndikuar nga politika. Ndër të tjera theksohet se, nuk mund të ketë zhvillim ekonomik për aq kohë sa në këtë vend niveli i burokracisë është shumë i lartë.

“Mbrojtja e pronës është e dobët, sepse një titull i qartë është i vështirë për t’u marrë, pjesërisht sepse manipulimi i gjykatave bën të mundur marrjen e titujve të paligjshëm dhe ndonjëherë të mbivendosur. Sistemi i regjistrimit është i pamjaftueshëm. Gjyqësori i nënshtrohet presionit politik, korrupsionit dhe burimeve të kufizuara. Rritja ekonomike pengohet nga korrupsioni endemik, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë, shtrembërimi i konkurrencës dhe mungesa e transparencës”, thuhet në raport.

Barra e taksave rëndon mbi qytetarët

Një tjetër problematike që evidenton raporti është se në vendin tonë barra e taksave bie mbi bizneset e vogla dhe te qytetarët. Ndërsa theksohet se ndarja e taksimit nuk është e pabarabartë as mes subjekteve të të njëjtit nivel.

“Shkalla më e lartë e tatimit mbi të ardhurat individuale është 23 për qind, dhe shkalla më e lartë e tatimit mbi korporatat është 15 për qind. Barra e përgjithshme tatimore është e pabarabartë”, thuhet në raport, ndërsa problem tjetër i madh shihen shpenzimet pa kriteret nga ana e qeverisë dhe borxhi i lartë publik.

Largohen investitorët e huaj

Sipas raportit, të gjitha elementët që përmendëm më lart i largojnë investitorët e huaj nga Shqipëria. Në analizë thuhet se,  të bësh biznes në Shqipëri mund të jetë e vështirë. Duke përmendur si probleme të tjerë nivelin e lartë të informalitetit në punë dhe shkelja e hapur e ligjeve nga institucionet publike, duke ndihmuar vetëm bizneset e tyre mike. / Përgatitur nga Gijotina.com/

 

 

Etiketa: drejtesiaekonomiaKryesore1politikkaraport

Lajme të lidhura

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Para
Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë kapet me 50 kg drogë, ja çfarë thotë ish-shefi i tij Bajram Hasani

Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë kapet me 50 kg drogë, ja çfarë thotë ish-shefi i tij Bajram Hasani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

Ka nisur protesta e 63-të në Tiranë, ku qytetarë nga mbarë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë mbledhur...

Lexo më shumë
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com