GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Elton Arbana i Shijakut “gropos” 301 milionë lekë në varrezat e qytetit

21:53 - 16/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Elton Arbana i Shijakut “gropos” 301 milionë lekë në varrezat e qytetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Shijakut ka hapur një tender në datën 28 dhjetor 2021, për pastrimin, gjelbërimin dhe shërbimin e mirëmbajtjes së varrezave në këtë bashki. Tenderi që mban numrin e referencës REF-16288-12-23-2021, mban një shifër të çuditshme të fondit limit prej 30.993.923 lekë të reja, ose rreth 301 milionë lekë të vjetra. Sipas tenderit, kompania që do të firmos kontratën do të mirëmbajë varrezat për 3 vite.

Pra, Bashkisë së Shijakut i duhen 100 milionë lekë të vjetra në vit, vetëm për mirëmbajtjen e varrezave të qytetit. Kushdo që e dëgjon këtë shifër të lartë, e cila do të shkojë për një punë që mund të bëhet me një kosto shumë më të vogël, do t’i dukej pak anormale. Pasi nëse do i referohemi objektit të tenderit, që është vetëm mirëmbajtja e varrezave, atëherë Bashkisë së Shijakut do t’i mjaftonin dy punonjës me kohë të plotë dhe me një rrogë mesatare, Elton Arbanës do t’i mjaftonin rreth 10 milionë lekë të vjetra në vit për të bërë këtë punë.

Por mesa duket qëllimi i kësaj procedure do jetë për tjetër gjë dhe këtë na e tregon mënyra se si është zhvilluar prokurimi. Në tender ka marrë pjesë vetëm kompania “AMR sh.p.k”, dhe duke mos pasur konkurrent tjetër, është shpallur fituese automatikisht . Kjo është një nga procedurat e radhës të kësaj bashkie, e cila zhvillohet duke mos respektuar parimin e garës. Pra është një nga ato procedurat që konsiderohen me risk, pasi krijon dyshime që bëhen me fitues të paracaktuar. Dhe për këtë “Open Data” e ka cilësuar këtë procedurë me flamurin e kuq, me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës.

Me sa kuptohet, Elton Arbana po përdor edhe varrezat e qytetit që të gropos ca miliona lekë nga taksat e qytetarëve për t’i ndarë me miqtë e tij. Ne jemi dëshmitarë që varrezat janë objektivi i fundit i drejtuesve të institucioneve përgjegjëse për t’iu kushtuar rëndësi. Madje mund të themi që më shumë kujdesen emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë duke kontribuar financiarisht për mirëmbajtjen e varrezave të zonës ku janë rritur, sesa institucionet përgjegjëse. Ndaj ky tenderi i Arbanës duhet parë me shumë interes, se nëse menaxhohen në mënyrë të drejt, me 301 milionë lekë të jep përshtypjen se pas 3 viteve Bashkia e Shijakut do ketë implementuar teknologjinë në varrezat e qytetit, e jo vetëm mirëmbajtjen.

X.S/ Gijotina.com

 

Etiketa: Elton Arbanagroposkryesore2LekemilioneqytetiShijakuvarrezat

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Lëvizja e Dhjetorit , Pandeli Majko tregon pse u bashkua me Partinë Socialiste

Pavarësia e Kosovës, Majko: Në 99-ën rusët më kërcënuan në zyrë me bomba nukleare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com