GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Ndërhyrja e politikës në zgjedhjet e FSHF/ “UEFA” do takohet sonte me Ramën në Kryeministri

18:34 - 17/02/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërhyrja e politikës në zgjedhjet e FSHF/ “UEFA” do takohet sonte me Ramën në Kryeministri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur prej disa ditësh në Tiranë ku në fokus kanë qenë dy tema shumë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar.

E para është për zgjedhjen e Presidentit të ri të FSHF-së, ku zgjedhjet do të mbahen më 2 mars dhe e dyta është në kuadër të organizimit të finales së UEFA Europa Conference League, që do të luhet në Tiranë më 25 maj.

Burime bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme kreu i delegacionit që ishte i përbërë prej 3 personash do të takohet në kryeministri me kreun e qeverisë, zotin Edi Rama, për t’i paraqitur atij raportin.

UEFA ka qenë shumë e shqetësuar për zgjedhjet e 2 marsit që do të zhvillohen në vendin tonë për faktin se në këto zgjedhje është përfshirë edhe politika me në krye kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliajt para disa kohësh iu publikua një audio përgjim ku kërcënonte të pranishmit që duhej të votonin kandidatët që ai i kishte “zara” të tij, për të bërë të mundur edhe kapjen e FSHF-së, apo siç e tha edhe ai vetë “ishullin e fundit” që kjo qeveri nuk ka mundur që të vërë nën kthetrat e saj.

Në lidhje me këto ngjarje si dhe për tritolin që iu vendos Armando Dukës në shtëpi reagoi edhe kreu i UEFA, Ceferin, i cili pati edhe një vizitë në vendin tonë para pak ditësh.

Ashtu siç shprehet edhe në video Veliaj duke thënë se do ja nxinte jetën Dukës me Gjykatat dhe SPAK, ky kërcënim po merr edhe formë.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka marrë vendim të pezullojë tre akte të Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjedhjet e 2 Marsit, duke u bazuar në një padi të Akademisë Luftëtari, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo mund të jetë bërë edhe për t’i dhënë një arsye Ramës për të justifikuar se këtë çështje ia ka lënë drejtësisë edhe pse po bën ndërhyrjen nëpërmjet Veliajt për të ‘kapur’ edhe futbollin.

VENDIMI I GJYKATËS së Tiranës i publikuar ditën e sotme

Ju informoj se kërkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kërkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së palës kërkuese.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1.Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, datë 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;

2.Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;

3.Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022.

Por, menjëherë pas këtij vendimi, ende i pa dalë nga zyrat e gjykatës, u ndërmor një sulm publikimi në të gjitha mediat pranë Veliajt, sikur gjykata kishte pezulluar zgjedhjet në FSHF dhe që Veliaj kishte fituar për herë të dytë ndaj Dukës. Por e vërteta qëndron se një vendim mase sigurimi, nuk ka asnjë efekt nëse nuk merr formën e prerë. Një vendim të tillë e merr Gjykata e Apelit, ku FSHF duhet ta ankimojë brenda pesë ditësh. Pra e gjitha mbetet një lojë mediatike e kryebashkiakut Veliaj për të krijuar opinionin publik se ka fituar ndaj FSHF, kur në të vërtetë nuk ka fituar asgjë./Gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Para
Performanca e rrallë e Dua Lipës, vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës (FOTO)

Performanca e rrallë e Dua Lipës, vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com