GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Nuk do shkëlqesh te Chelsea, shko te Arsenal” Campbell këshillon Brojën

13:04 - 19/02/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk do shkëlqesh te Chelsea, shko te Arsenal” Campbell këshillon Brojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Objektivi i Arsenal në merkaton e verës, Armando Broja, do t’i përshtatej shumë mirë filozofisë së Mikel Artetës sipas ish-sulmuesit të “Topçinjve”, Kevin Campbell. Duke folur për “Football Insider”, Campbell tha se golashënuesi më i mirë i Southampton këtë sezon po luan shkëlqyeshëm në huazimin e tij të parë në një klub të Premier Ligës.

Sulmuesi shqiptar i Chelsea ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha me paraqitjet e tij dhe një mes tyre është edhe Arsenal, që ka nisur të monitorojë situatën e talentit. Transferimi i Brojës në “Emirates” shkon në linjën e menaxhimit të teknikut spanjoll, i cili beson më shumë te të rinjtë sesa në investime me shifra të çmendura.

“Problemi me Chelsea është se ata kanë shumë lojtarë në skuadër”, tha Campbell në lidhje me një rikthim të mundshëm të Brojës në “Stamford Bridge” në fund të sezonit.

“Ata mund të thonë se nuk duan ta shesin te një klub rival. Por nëse ai djalë i ri dëshiron të bëjë një karrierë, ai nuk do të dojë që të shkojë në huazim gjatë gjithë kohës apo të ngecë me rezervat. Ai do të dojë të transferohet. Unë nuk e di se sa i fortë është interesi i Arsenal, por ai po luan shkëlqyeshëm te Southampton. Ai është një futbollist i ri, një sulmues me shumë potencial, i cili i shkon për shtat modelit të Arsenal në këtë moment.

Nuk e di se cili është qëndrimi i Chelsea në lidhje me shitjen e lojtarëve te një rival për vendin e katërt, por Chelsea nuk do ta ketë të mundur që t’i mbajë të gjithë të lumtur këtë verë, kjo është e sigurt”.

Broja, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026 në “Stamford Bridge”, ka shënuar 8 gola këtë sezon në “St Mary’s”, 6 prej të cilëve në Premier League. Chelsea e ka vlerësuar fillimisht me 25 milionë paund kartonin e produktit të akademisë.

Por nëse ai do të vazhdojë të përmirësohet me të tilla margjina deri në fund të sezonit, e sigurt është se kampionët e botës do t’i ndryshojnë pretendimet e tyre për kartonin.

Gati gjysma e Premier League është në gjurmët e Brojës. Southampton është i gatshëm të paguajë menjëherë shifrën e 25 milionë paundëve, e cila do ta bënte atë transferimin më të shtrenjtë të historisë. Ndërkohë që në Gjermani interesohen edhe dy gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Etiketa: ChelseaKevin Kampbell

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Zgjedhjet e 6 marsit, SPAK nis hetimet për një kandidat

Zgjedhjet e 6 marsit, SPAK nis hetimet për një kandidat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com