GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I izoluar te “41 bis”/ Shullazi kërkon ndryshimin e vendimit: Më nxirrni, mbaroi afati

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I izoluar te “41 bis”/ Shullazi kërkon ndryshimin e vendimit: Më nxirrni, mbaroi afati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emiljano Shullazi ka kundërshtuar  sërish vendimin  e  Gjykatës së  Lartë për qëndrimin brenda izolimit “41 bis”, duke kërkuar ndryshimin e vendimit. Avokatët e kanë konsideruar këtë vendim si të padrejtë pasi për të burgosurin është shtuar edhe një vit tjetër izolim.

“Kundërshtimin e urdhrit të Ministrit te Drejtësisë nr. 474, dt. 29.07.2021 “Për zgjatjen e vendosjes në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurisë së lartë edhe për një afat 1 vit për të paraburgosurin Emiljano Shullazi”, thuhet në njoftim. 

Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ata e kanë apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e “41biss”.

Procesi

Gjykimi nga Apeli i Posaçëm për Shullazin dhe grupin e tij ka nisur rreth dy vite më parë. Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja u arrestuan pas bërjes publike të kërcënimit ndaj ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Më pas u mësuar se ishte kërcënuar dhe profesori Dhori Kule nga ky grup. Grupi i Emiljano Shullazit ka shkatërruar me eksplozivë në dy raste prona, në formë presioni që biznesmenët të paguanin gjobat e vendosura nga Shullazi dhe grupi i tij. Grupi u arrestua në vitin 2016, të akuzuar për disa vepra penale të ndodhura në periudhën 2014-2016. Emiljano Shullazi dhe grupi i tij akuzohen për gjobëvënie, shkatërrim të pronës me eksploziv, armëmbajtje pa leje dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi në vitin 2017. Në vitin 2018 ata janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 55 vite heqje lirie në total. Kreu i kësaj bande, Emiljano Shullazi, është shpallur fajtor për zhvatjen e pasurisë dhe kërcënimin e biznesmenëve Y. Beqja dhe J. Zaka, krijimin e grupit të strukturuar kriminal. Gilmando Dani akuzohet për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe për kërcënimin e Y. Beqjas. Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, akuzohen të dy për të njëjtat akuza që akuzohet dhe Gilmando Dani. Ndërsa Blerim Shullazi për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe kërcënimin e biznesmenit J. Zarka dhe armëmbajtje pa leje. A.L/ gijotina.com

Etiketa: Emiljano ShullaziKryesore1

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)
Aktualitet

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26
Para
Harruan t’i jepnin çekun prej 10 mijë euro, Donaldi: Më duhen se do bëj kuzhinën

Harruan t’i jepnin çekun prej 10 mijë euro, Donaldi: Më duhen se do bëj kuzhinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26

Kryetari i bashkisë Memaliaj, Albert Malaj ka ngritur akuza ndaj prefektes së qarkut të Gjirokastrës, Albana Hasanaj dhe ministres së...

Lexo më shumë
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

21:13 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com