GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Qeveria na preu në besë”, fermerët e Lushnjës, Fierit dhe Beratit në protestë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qeveria na preu në besë”, fermerët e Lushnjës, Fierit dhe Beratit në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fermer nga Lushnja, Fieri dhe Berati kanë dalë sot në protestë në Urën e Kuçit. Me pankarta në duar ata shprehen se qeveria i gënjeu për subvencionin e naftës, pasi ata po paguajnë çdo litër shumë më shtrenjtë. Një prej tyre tha se jo vetëm për naftën, por qeveria nuk po i subvencionon asgjë, madje iu ka rritur çmimet e plehrave kimik. Sipas tij, këtë vit bujqësia mori goditjen e fundit

“Ne kërkojmë të gjitha të drejtat tona. Këtë vit, nafta 2 mijë lekë. Plehrat kanë vajtur 110 mijë lekë. Për ne ka mbetur vetëm të ikim fare që prej këtu. Jemi të mbaruar fare. Ky vit është viti që i jep fund bujqësisë. Llogarite, ka vajtur gjys për gjys, tashmë vetëm në fund do shkojë, do mbarojë”, tha ai.

Një tjetër banorë tha se kanë të pamundur të shtojnë prodhimet për shkak të kostove të larta që kërkon kultivimi. Ai tha se kishin bërë një marrëveshje me Ministrinë e Financave që do të lehtësonte barrën për fermerët dhe do të rishikonte në rritje buxhetin për ta, por kjo marrëveshje nuk u vu në zbatim.

“Ju e keni vënë re në media se fermerët herë pas here kanë ngritur problemet e tyre. Sot jemi në kushtet e një krize që kush ka një serë një traktor e ka të pamundur të shtojnë prodhimet e tyre. Duke marrë në konsideratë çmimet e larta është e pamundur të ushtrohet veprimtaria e fermerëve. Ne prisnim një buxhet me lehtësime për fermerët. Ne kishim një marrëveshje me ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë por kjo nuk është respektuar. Ne kërkojmë rishikim të buxhetit të bujqësisë dhe rishikim i skenës së rimbursimit”, tha një tjetër banor.

Më shumë ka qenë një e papritur sa i përket blegtorisë, sepse ishte premtuar se do mbështeteshin me lekë për litër fermerët që kishin 5 krerë e sipër. Por mesa duket ky ka qenë vetëm një premtim i momentit për të zbutur situatën

Etiketa: BeratFierLushnjëproteste

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
“Shkoj çdo muaj te psikologu”, reperi i njohur rrëfen problemet me shëndetin mendor

“Shkoj çdo muaj te psikologu”, reperi i njohur rrëfen problemet me shëndetin mendor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një hap pas duke tërhequr planin për shitjen e një pjese të operacioneve...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com