GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryetarja e KLGJ raporton në Komisionin e Ligjeve: Gjykata e Lartë do të ketë sëshpejti 15 anëtarë

08:42 - 02/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetarja e KLGJ raporton në Komisionin e Ligjeve: Gjykata e Lartë do të ketë sëshpejti 15 anëtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Këshillit të Lartë GJyqësor, Naureda Llagami ka dalë sot për raportim ‘online’ në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit.

Llagami ka deklaruar për problemet që po has sistemit gjyqësor shqiptar duke thënë se nuk është momenti për të qenë krenarë.

Ajo thotë se ringritja e Gjykatës së Lartë ka pasur vonesa për shkaqe të ndryshme, por së shpejti do të ketë 15 anëtarë që do të zhbllokojë dhe kuorumin për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Llagamit, ‘thembra e Akilit’ mbeten Gjykatat e Apelit. Ajo thotë se sa vjen dhe numri i gjyqtarëve nëpër këto Gjykata po zvogëlohet për shkak të Vettingut dhe dorëheqjeve.

”Këshillim vonesat ka të bëjnë me, qasjen e KLGJ në promovimin dhe ngritjen në detyrë. Është qasje dhenga Komisioni i Venecias, që mbajti si standard që anëtarët e Kushtetueses të kalojnë Vettingun.

Gjykata e Lartë, që është nga më të rëndësishmet. KLGJ ka mbajtur të njëjtën qasje, kandidatët të përfundojnë Vettingun dhe më pas të vijohet, më pas është vijuar dhe me vlerësimin professional.

Vonesë tjetër është dhe mungesa e vlerësimeve etike dhe profesinale. KLGJ ka punuar me dy vlerësimet për secilin kandidat, ka qenë e suksesshme. Sot ka 4 anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër problematikë që kemi pasur me promovimet edhe pjesa e së drejtës së ankimeve që kanë kandidatët.

Kemi ende 3 vende të pashpallura nga KLGJ, një nga shkaqet që nuk mund ti shpallim është se një trupë shumëe vogël. Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në GJykatën Kushtetuese.

Një tjetër ka qenë dhe pjesa organizative.

Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor nuk jemi krenar, është shumë e vështirë. Gjatë viteve kemi pasur shumë humbje shkaktuar nga Vetting. Edhe me dorëheqjet. Dua t’ju kujtoj se dhe me Vettingun, deri tani u shkarkuan 13 gjyqtarë me formë të prerë, u shkarkuan 25 gjyqtarë që ruajnë statusin prej pezullimit, duke përfituar 75% të pagës, 30 milion lekë nga buxheti. Po këto gjyqtarë nuk vijojnë çështjet. Është krijuar bllokimi dhe prej këtyre, gjyqtarë që paguhen, por nuk trajtojnë çështjet, ja kalojnë të tjerëve.

Ju informoj se efekti financiar deri në dhjetor të 2020 ku janë 75 gjyqtarë pezulluar apo shkarkuar. SHteti harxhon lekë, por nuk ofron shërbim. Këto gjyqtarë s’mund të shqyrtojnë çështje.

Përveç kësaj pjese,  ka dhe hezitim në pozicionet e shpallura nga KLGJ. Ka pasur vonesa në Gjykatat e Apelit dhe të Lartë.

Situata sot në Gjykatën e Apelit është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e akilit. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, 25 gjyqtarë ka. Në fund të vitit ka qenë 27. Ky numër zvogëlohet prej Vettingut dhe dorëheqjes.

KLGJ ka hapur 21  procedura për ngritje në detyrë, edhe pr Gjykatën Administrative. Kandiduan vetëm 26 gjyqtarë. Aplikimet janë vetëm për Gëjykatën e Apelit në Tiranë e Durrës. Për të tjerat KLGJ ka hapur dhe rihap aplikimet se nuk ka kandidatura.

Për 2020 kanë gjykuar nga 13, vetëm 9 gjyqtarë që ka ndikuar drejtpërdrejt tek ngarkesa. Janë gjë GJykatat e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit. Kemi punuar rregullisht, janë hapur pozicionet.

Aktualisht kemi dërguar në GJKKO Apeli, kemi promovuar dy kandidatura për dy pozicione. E njëjta dhe për Shkallën e Parë. Kemi situatën problematike”, tha Llagami.

Etiketa: Gjykata e LarteKLGJ

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Tirana kryeson bashkitë për rritjen e shpenzimeve për personel pas reformës së decentralizimit

Tirana kryeson bashkitë për rritjen e shpenzimeve për personel pas reformës së decentralizimit

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com