GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion në Durrës/ Policët kapin prej fyti klientin, pronari lokalit: Do hyjmë në gjak

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion në Durrës/ Policët kapin prej fyti klientin, pronari lokalit: Do hyjmë në gjak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat operacionale kanë kryer mbrëmjen e djeshme disa kontrolle në zonën e ish-Kënetës në Durrës, në lokale dhe biznese të tjera, përfshirë një bilardo. Por, gjatë kontrolleve janë përballur me rezistencë dhe kjo ka sjellë përplasje të ashpra.  Në një video që po bën xhiron e rrjetit, pronari i një bilardoje debaton me efektivët dhe shprehet se ky kontroll është i qëllimshëm.

Ai pretendon se,  kontrollet janë kryer nën presionin politik, pasi ata kanë qenë pjesë e takimeve të kandidatit për kryetar Bashkie, Ardian Muka, përfaqësues i koalicioni “Shtëpia e lirisë”. Prandaj, ai iu kërkojnë forcave operacionale që të paraqesin urdhrin e kontrollit, gjë e cila nuk iu jepet.

Qytetarët pretendojnë po ashtu se policia ka dhunuar një prej klientëve në lokal, i cili shihet me shenja në qafë. “Unë e kuptoj se pse keni ardhur, unë nuk jam duke gjuajtur në grusht juve, dhe as me armë, unë e di se pse keni ardhur ju këtu, o zotëri unë dua një urdhër kontrolli. Nëse keni ardhur privatisht, atëherë vazhdoni dhe grabisni.

Më jepni një urdhër kontrolli, jam 200 mijë euro borxh, nuk më trembni dot o shokë, ose më jepni urdhër kontrolli ose më çoni në burg. E prisja këtë gjë se isha pjesë e një mitingu”, shprehet një prej pronarëve të biznesit.

Ndërsa ka paralajmëruar se kjo gjë mund të kalojë në çështje gjaku, pasi ai nuk e toleron.

“Vërini flakën më mirë, nuk më trembni dot, ose më jepni urdhër kontrolli ose më vrisni krejt. Nëse jeni burra na vrisni, jemi në gjak pastaj. Më kanë marrë forcërisht, më kanë fshi dhe videon, këta nuk e dinë se unë e kam zemrën e çarë. Burra me armë këta, o xhaxh merr avokatin që të vijë këtu direkt. Ore të kontrollojë…”, tha ai.

Gjithsesi do të pritet dhe njoftimi zyrtarë i policisë lidhur me këtë çështje, ku do të zbardhen më shumë detaje.

 

 

 

Etiketa: arrestDurrësperplasje

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën
Aktualitet

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Para
U shoqërua për vrasje, lihet i lirë ‘i shumëkërkuari’ Edinjo Pulti

U shoqërua për vrasje, lihet i lirë ‘i shumëkërkuari’ Edinjo Pulti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut
Breaking Views

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

Protesta e ditës së sotme që nisi në Ministrinë e Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit. Pasi kaluan...

Lexo më shumë
Pas 7 orësh, rritet numri i të ndaluarve, dhjetëra protestues të shoqëruar

Pas 7 orësh, rritet numri i të ndaluarve, dhjetëra protestues të shoqëruar

22:08 - 13/10/26
(VIDEO)Në furgonin e policisë i gjakosur – Ky është studenti Klevin Metaj që u përballë me 6 efektivë të FNSH-së

(VIDEO)Në furgonin e policisë i gjakosur – Ky është studenti Klevin Metaj që u përballë me 6 efektivë të FNSH-së

21:58 - 13/10/26
“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

21:06 - 13/10/26
Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

20:56 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com