GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Lojërat” me Kardhiq-Delvinë/ ARRSH shton 280 mln lekë, plasin ankesat në KPP

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lojërat” me Kardhiq-Delvinë/ ARRSH shton 280 mln lekë, plasin ankesat në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka kaluar vetëm një muaj nga dita kur KPP i anuloi dy procedura tenderues me vlerë 24 milionë lekë ARRSH-së, për ndërtimin e aksit Kardhiq- Dlevinë. Sipas kontratës fillestare ky tender duhet të kishte mbaruar prej kohësh, por nuk ka ndodhur kështu, madje dhe pjesa e tunelit që u inaugurua si e përfunduar, shfaq probleme çdo herë që bie shi. Duke marrë parasysh ankesat, problemet që po shfaq projekti, KPP rrëzoi 4 javë më parë dy procedura  për ndërtimet në lotin 6 dhe kërkoi rivlerësimin e operatorëve, si dhe kujdesin me fondin limit.

Por, sikur duket, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk pyet për këto vendim dhe gjithmonë gjen një mënyrë se si të gllabërojë para përmes këtij projekti. Vetëm pak ditë më parë ka mbyllur garën dhe shpalli fituesin për ndërtime në aksin Kardhiq-Delvinë, konkretisht për lotin 8.

Për këtë tender, ARRSH ka ofruar 280 milionë lekë dhe ajo që bie në sy është se kompania fituese ka paraqitur ofertën me vlerë shumë të lartë, sa 96% e fondit limit. Kjo do të thotë se edhe ky tender i miratuar nuk është me procedura të rregullta, pasi ligji për prokurimet kërkon që të pranohet oferta më e përshtatshme, pra me kosto më të ulët.

Denoncim në KPP

Çdo tender për këtë aks rrugor shoqërohet me skandale. Pasi edhe këtë herë, një ditë pasi u shpall fituesi, pranë Komisionit të Prokurimit Publik ka mbërritur një ankesë.  Bashkimi i shoqërive BOE “R.S. & M” SHPK & “SI.SI.-AL” SHPK përmes kësaj ankese ngrenë pretendime për mos përmbushje të kritereve nga ana e operatorit ekonomik “Jubica” SHPK dhe nga operatori ekonomik “IDK Konstruksion” SHPK, të kriterit për t’u përzgjedhur fitues.

Ata nuk janë dakord me vlerësimin e pikëve për ofertën e tyre, pasi akuzojnë ARRSH se ka përdorur  skema të ndryshme për operatorë të ndryshëm, në procesin e vlerësimit.

Më tutje, në ankesë thuhet se kompania fituese Jubica” SHPK nuk ka paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme për të vlerësuar pikët e ofertës, por sërish i është dhënë tenderi, pa u zhvilluar një garë e mirëfilltë./ Esmeralda Hida/ Gijotina.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ARRSHKardhiq-DelvinëKPPkryesore2

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
“I vodhën varësen”, reagon Noizy: S’ka lind hala ai që…(Video)

“I vodhën varësen”, reagon Noizy: S’ka lind hala ai që...(Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com