KLGJ ka future me urgjencë në rend dite çështjen e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Mesohet se, relator i çështjes është caktuar Maksim Qoku teksa ILD ka kërkuar pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares.
Disa ditë më parë Kapedanit iu shfaqën disa video në aplikacionin ‘’Tik-Tok’’ nga automjeti dhe ambientet e Gjykatës së Elbasanit. Sipas ILD veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.