Konsiderohet si vjedhja më e madhe në të gjithë historinë e grabitjeve majtas e djtathtas në këtë vend, dhe kështu është. Inceneratorët është gropa më e zezë në të gjithë historinë post-diktatoriale. 470 milionë euro pa patur asgjë. E më shumë se sa zgjedhjet e 6 marsit, PD e Bashës, po insiston fort të shndërrojë në kauzë fituese, komisionin e Tabakut, teksa në anën tjetër, parë një atak të tillë në zemër të incenerimit të parave, edhe vetë non-grata iu bashkua kësaj kauze, duke konvertuar luftën e tij me luftë sheshesh. E megjithatë, Basha kërkon ta çojë deri në fund këtë gjë, edhe pse, një akuzatore e madhe, mbetet vetë Kryemadhi, ish-aleatja e tij, e cila vijon të publikojë exel pafund të parave që ka prodhuar një grabitje e tillë. Vjedhja është qartazi e pastër, megjithatë, kjo mbetet ende në tymnajën e madhe që po prodhon SPAK, që deri tani ka fiksuar vetëm dy stacione:
- Ka refuzuar vetëbashkëpunimin e ish-ministrit Koka që aktualisht ndodhet në qeli
- Refuzon të bëjë lëvizjet e radhës për prangosje, me letrat para…
Deri më sot SPAK vetëm dëgjon dhe qëndron në back-stage-in e tij, në një kohë që transmetimet TV gëlojnë për lekë të grabitura në mënyrë të hapur. Pritshmëritë janë të mëdha, akuzat kanë qenë kokëforte dhe të natyrave të ndryshme në kohë të ndryshme, por peshqit e mëdhenj, janë fare pak. Komportimi faktik dhe juridik në lidhje me fazën hetimore të inceneratoreve, apo të llogaridhënies për 470 mln euro të taksapaguesve, është dhe mbetet stacioni i fundit për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, besimin karshi saj, si levë e drejtpërdrejtë atakuese karshi korrupsionit të niveleve të larta. SPAK administron në këtë situatë një moment tërësisht crucial edhe për vetë ekzistencën e saj si strukturë, teksa ka shancin e fundit për të dëshmuar në sytë e opinionit publik peshën dhe domethënien se përse është krijuar.
Eshtë prova dhe mundësia e fundit, për të instaluar pritshmëri te drejtësia e re. Shpërdorimi i shumë kauzave në këto muaj ekzistence, por edhe agresiviteti thuajse NUL në aspektin juridik e vendimmarrës ka nisur të zbehë maksimalisht perceptimin në popull, që e konsideron ASPAK, kontributin ligjor të SPAK. Skandali me inceneratorët që përfshin emra me peshë në opinionin politik fakt-bërës e vendimmarrës në jetët tona publike, është shanci i fundit për prokurorët e SPAK që të “vajisin” prangat nëpërmjet firmës së urdhër-ndalimeve. Arrestimi është një akt realisht i rëndë, por edhe 470 milionë euro nuk janë pak. Para që vijnë nga shqiptarët për të përfunduar në pak duar, dhe me të gjithë riskun edhe në duart tashmë të prokurorëve që kanë në dorë këtë dosje dinamiti.
SPAK ende s’ka levizur. I ka të gjithë mekanizmat ta bëjë, në të gjithë anët. Besimin e ka në nivele ZERO, në një kohë që topi që i ka ngritur tashmë opozita e Bashës, është një assist i shkëlqyer të mbajë lart performancën për peshën që realisht ka një strukturë e tillë. Arrestimi i mundshëm për ndonjë kryebashkiak, apo edhe dy, apo apo, edhe ish-ministër tjetër do t’i jepte shumë më peshë dhe shumë më motiv besimit të njerëzve te drejtësia e re. Deri tani e kontestuar fort, por me shancin e fundit që të mos humbasë një herë e përgjithmonë dinjitetin, moralin, peshën, fytyrën dhe fuqinë në ligj e një popull. 470 milionë euro të kaluara në një mekanizëm të frikshëm grabitjeje në emër të ligjit. E kështu, po në emër të ligjit dhe për detyrim absolut të tij, prangat duhet të kërcasin tek të tërë! Në të kundërt, SPAK mbajeni afër letrës higjienike në haletë e shtëpive…
Discussion about this post