GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bën tender 30 mln lekë për lapsa dhe stilolapsa

20:17 - 21/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bën tender 30 mln lekë për lapsa dhe stilolapsa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet shtetërore vazhdojnë që të shpenzojnë miliona lekë pa asnjë kontroll. Kësaj here është Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka hapur një tender në datën 15 shkurt 2022, për blerjen e pajisjeve të kancelarisë dhe tonera për vitin 2022. Ky tender mban numrin e referencës REF-19703-02-15-2022 dhe ka fondin limit prej 2.959.282 lekë të reja, ose rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Pra, institucioni në fjalë do të shpenzojë rreth 30 milionë lekë të vjetra për të blerë kancelari ku ndër të tjera përfshihen edhe lapsa, stilolapsa, goma, zarfa, blloqe, dosje. etj. Meqenëse na ka rënë rasti që të shkojmë disa herë nëpër kancelari dhe t’i njohim çmimet që kanë këto produkte, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare do i mjaftonte edhe më pak lekë që të përmbushte nevojat e saj për stilolapsa. Por si në shumë procedura, edhe këtu vjen era klientelizëm më shumë sesa për të blerë lapsa e goma.

Dhe këtë na e tregon një ankesë e cila ka mbërritur në Komisionin e Prokurimeve Publike, 6 ditë pasi është shpallur tenderi, nga kompania “INTERLOGISTIC Sh.P.K”. Siç duket kompania ka marrë pjesë në garë dhe ka konstatuar që disa kritere të vendosura janë në mënyrë jo të rregullt. Sipas ankesës së “INTERLOGISTIC Sh.P.K”, thuhet se hartuesit e tenderit kanë vendosur që kontrata të zbatohet brenda 5 ditëve, gjë që sipas kompanisë është shumë i shkurtër. Kjo pasi bëhet fjalë për furnizime me sasi e llojeve të ndryshme dhe sipas kompanisë duhen të paktën 30 ditë për të kryer punën që kërkon tenderi.

Mesa duket derjtuesit e institucionit e kanë paracaktuar fituesin se kujt do t’ia japin tenderin dhe kriteret i kanë përshtatur që të dalë fituese kompania e ndonjë miku. Sepse të bësh një tender për blerje stilolapsash me 30 milionë lekë dhe të vësh kritere që të sjellin ankesa në KPP, këtu kemi të bëjmë me procedurë për qëllime personale dhe jo publike.

Gijotina.com

Etiketa: Drejtoria e Sherbimeve Qeveritaregomakryesore2lapsaLekestilolapsatender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Pjerin Ndreu i bie me top, blen 370 milionë lekë naftë me ofertën më të lartë

Pjerin Ndreu i bie me top, blen 370 milionë lekë naftë me ofertën më të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com