GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tensionohet situata në Komisionin/ Tabaku-Veliajt: Po gënjen në dëshmi

11:13 - 22/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionohet situata në Komisionin/ Tabaku-Veliajt: Po gënjen në dëshmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jorida Tabaku i ka kërkuar Veliaj që të lexojë vendimin e Këshillit Bashkiak në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Por, ky i fundit ka hezituar duke anashkaluar temën dhe duke shpërthyer në akuza ndaj kryetares së Komsionit, por ka thënë se ka veopruar me miratimin e Këshillit Bashkiak.

Në debat e sipër ajo e ka ndërprerë dhe i ka thënë se ai po gënjen, pasi nuk ka një vendim të rregullt të Këshillit Bashkiak, madje Tabaku deklaroi se ai si kryebashkiak ka ndërhyrë në vendim e Këshillit pas pasur kompetenca, pra ka firmosur për buxhetin e inceneratorit.  Sakaq, ajo ka kërkuar që të merret ky vendim si provë, por Veliaj nuk ka pranuar ta tregojë atë. Këtu situata është agravuar edhe më shumë. Për faktin se Veliaj tha se ka marr vendimin nga Këshilli në shator, por Tabaku e zuri ngusht duke i treguar se  se vendimi është marrë në mars nga ai, ndërsa Këshilli Bashkiak ka marrë vendim në shtator.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Më lexoni vendimin e Këshillit Bashkiak

Erion Veliaj: 28/9/2017. Unë nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën në tv dhe them që ka folur në emër të qarkut, kur kam folur në emër të Bashkisë. Sapo provova që kam folur në emër të Bashkisë. Sapo të provova që kam vendim të Këshillit Bashkiak. Po iu lexoj që të njëjtën shkresë ka çuar edhe Isa Sakja i Kavajës, pse merrni vetëm shkresën time? Isa Sakja thotë se në përputhje me ligjin: Bashkia Kavajë pranojmë dhe deklarojmë dhe angazhohet… Ky mavria shkon në detaje

Jorida Tabaku: Të lutem mos ofendo njeri në këtë komision.

Erion Veliaj: Le se po ta donit nuk e lini pa kandiduar. Unë them vetëm se jam parimisht dakord. Sakja thotë se angazhohet për të përmbushur të gjitha detyrimet se do të bënte shpronësim në Tiranë nga Kavaja.

Jorida Tabaku: Mos gënje

Erion Veliaj: Ti je dënuar nga Gjykata

Jorida Tabaku: Po ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend. Merrni vendimin si provë.

Erion Veliaj: Në Gjykatë të kam mundur për shpifje. Jam duke u përgjigjur.

Tabaku: Jeni shprehur pro për autorizimin si kryetar i bashkisë së Tiranës, në cilën pikë jeni autorizuar për mbetjet?

Veliaj: Më autorizon ligji që ishte bërë nga qeveria Berisha , kryetarët e njësive të qeverisjeve vendore janë përgjegjës për mbetjet që bëhen. Kam zbatuar ligjin që mazhoranca juaj ka miratuar dhe në zbatim të ligjit kemi bërë punën për të pasur një Tiranë të pastër.

Tabaku: Cila pikë në cilin nen ju ka autorizuar ju

Veliaj: Më ka autorizuar pika 1 i nenit 5 për vetqeveirsjen vendore, kryetari i bashkisë ka detyra të mbajë pastër qytetin dhe jemi përfaqësues i saj për marrëdhëniet me të tretë për të kthyer përgjigje në emër të bashkisë së Tiranës. Keni spekuluar, po ju betoheni që nuk do gënjeni sepse ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju mos më ndërpret

Tabaku: Dëshmitar fokusohu ke pyetjet e mia

Veliaj: Unë ju respektova, nuk mund të bëni gjyqtaren , kjo që po thoni është e pandershme

Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua, mos prishni mbledhjen. Veliaj më lër të vazhdoj pyetjet sepse unë jam betuar në Kuvendin . Pyetjet i bëj unë smund të flasësh cfarë të duash, është e pandershme të visj këtu të bësh propagandë. Duhet ti përgjigjesh, është e pandershme të vish të marrësh peng .

Veliaj: Mos bëni zhurmuesin, qetësohu dhe më ler të flas…

Etiketa: akuzaErion VeliajJorida Tabakuperplasjetensione

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Grida Duma analizon lojën e Donaldit: E penalizoi Bora…

Grida Duma analizon lojën e Donaldit: E penalizoi Bora...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com