GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

ERE miratoi planin e shoqërisë OST sh.a., në vlerën 3.6 mld lekë

10:12 - 02/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
ERE miratoi planin e shoqërisë OST sh.a., në vlerën 3.6 mld lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) kaloi në analizë së fundmi investimet e vitit 2020 kryer nga Operatori i Sistemit të Transmetimit duke miratuar në finale edhe tabelën përfundimtare të tyre.

Në total për vitin e kaluar sipas ERE investimet e OST llogaritën në 3.5 miliardë lekë dhe një pjesë e tyre janë ende në vazhdim ndërkohë që ka të tjerë që duhet të riskedulohen për t’u vazhduar në vitet në vazhdim.

“Bordi i ERE-s, vendosi miratimin e planit të investimeve të shoqërisë OST sh.a., për vitin 2020, në vlerën 3.6 mld lekë.

OST sh.a., të përditësojë pjesën e mbetur të planit 10 vjeçar për periudhën 2015-2025, të miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr. 212, datë 28.12.2017, sipas kritereve të përcaktuara në “Rregulloren e procedurave të paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve nga operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike”, miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr. 135, datë 06.09.2017 dhe të raportojë në ERE për realizimin e investimeve të vitit 2020, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi” nënvizon ERE.

I njëjti vendim sqaron edhe mënyrën sesi janë ndarë investimet sipas financimit në kuptimin e fondeve të vetë operatorit, financim i huaj apo grante. Bëhet fjalë për investime që janë nisur më herët sesa viti 2020 dhe që kanë kohëzgjatje me më shumë se një vit.

Kështu vlera totale e investimeve parashikuar nga OST sh.a. për t’u realizuar në vitin 2020, me financime të huaja ishte 1.4 mld lekë, (për t’u disbursuar nga kreditë) dhe investime për t’u financuar nga OST sh.a. si kosto lokale në vlerën 91 miln Lekë, si dhe grante 72.3 mln Lekë. “Këto investime janë në proces realizimi nga OST sh.a. dhe përgjatë vitit 2020 pasi janë projekte të miratuara nga ERE në vitet respektive. ERE ka dhënë miratimet përkatëse për këto investime/projekte në miratimin e planeve të investimit të OST sh.a. në vitet e mëparshme. OST sh.a., të vijojë me realizimin e tyre dhe të raportojë periodikisht në ERE mbi ecurinë e realizimit të tyre”

Janë të paktën nëntë projekte që sipas ERE edhe pse kanë qenë në tabelën e investimeve për vitin 2020 nuk ka nisur as procesi i zbatimit dhe as janë në fazë prokurimi. Të tilla janë instalimi hardware dhe implementimi logjikës PLC mbi menaxhimin e LFC në lidhje me sistemet lokale të kontrollit të përdoruesve të rrjetit të OST sh.a. me vlerë 12,9 milionë lekë.

Integrim i dy trakteve 220 kV në nënstacionet Elbasan 1 dhe Elbasan 2 (trakti i TR2 dhe trakti i Kurum) me vlerë 11,9 milionë Lekë. Po kështu integrimi i linjave të interkonjeksionit nga ËAMS në modulin e rregullimit sekondar me vlerë 5 milionë Lekë.

Përmirësimi i infrastrukturës qëndrore, platformat dhe sistemeve TI, me vlerë 15 milionë Lekë si dhe sistem i matjes online, me vlerë 8 milionë Lekë. Sistem për menaxhimin e projekteve dhe detyrave, me vlerë 6,5 milionë Lekë. Hostim dhe Anycast për website dhe ndërfaqësim me platformat kryesore të OST sh.a., me vlerë 2,5 milionë Lekë. Instalimi i trosit OPGË në linjën 154 Kv Bistricë-Kufi, pa vlerë financiare në tabelën ku jepet vlera e Investimit. Furnizimi, instalimi dhe konfigurimi i 2 sistemeve online të izolatorëve dhe shkarkimeve pjesore TR e fuqisë AT1 dhe AT2 në n/st 220/110/10 kV Burrel, pa vlerë financiare në tabelën ku jepet vlera e investimit.

Etiketa: Enti Rregullator i EnergjiseinvestimeOST

Lajme të lidhura

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve
Aktualitet

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

14:35 - 27/04/26
Bujqësia shqiptare tërësisht në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19%
Aktualitet

Bujqësia shqiptare tërësisht në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19%

08:17 - 27/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Trefishohet konsumi i naftës në Maqedoninë e Veriut, 200 mijë litra në ditë blihen nga shtetasit e Shqipërisë

07:54 - 27/04/26
Para
Pfizer kërkon aprovimin e plotë nga SHBA: Duhet shpërndarje urgjente të vaksinave në vendet e varfëra

Regjistrohen 275 raste me infarkt miokardi të lidhura me Pfizer në Izrael

TË FUNDIT

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26

Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti...

Lexo më shumë
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com