GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Kosova mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot Albin Kurti zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, zbardhet axhenda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin teritorial të Ukrainës, deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës të martën (22 shkurt) ku deputetë të pozitës dhe opozitës kërkuan vëmendjen e qeverisë sa i përket situatës në Ukrainë.

Kurti shtoi se Kosova do të jetë “përherë e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.

Më 21 shkurt, Kombet e Perëndimit dhe vende tjera kanë dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës gjithashtu ka reaguar në mbështetje të Ukrainës duke bërë thirrje për ndalje të Putinit.

Në një reagim në Twitter, MPJD ka thënë se Putin ka bërë dhe po bën luftëra kundër demokracisë në Evropë.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë. Putini edhe njëherë po bën luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive nëpër Evropë për vite me radhë. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet Putinit dhe përfaqësuesve të tij me vendosmëri”, thuhet në reagim.

Rusia ka mbledhur më shumë se 150,000 trupa afër kufirit të Ukrainës në muajt e fundit, duke rritur shqetësimet për pushtim të shpejtë të shtetit fqinj.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se kriza me Ukrainën mund ta afektojë shumë shpejt edhe rajonin e Ballkanit dhe Kosovës.

Ai ka thënë se është urgjente që institucionet kosovare të sigurisë të mblidhen dhe “të shqyrtojnë e monitorojnë me kujdes situatën me të cilën bota është duke u ballafaquar”.

“Kërkesa ime është që në këtë situatë delikate të jemi të bashkuar përballë një krize që mundet në mënyrë direkte apo indirekte të na prekë të gjithë neve dhe rajonin”, tha ai.

Vëmendjen e Qeverisë dhe Kuvendit lidhur me situatën në Ukrainë e ka kërkuar edhe deputeti opozitar nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Qeveria duhet të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Nëse SHBA-ja vendosë sanksione, sot Qeveria e Kosovës duhet të vendosë sanksione”, tha ai.

Më 2014, Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe ka fituar kontrollin e rajonit të Krimesë.

Që nga ajo kohë, separatistët në lindje të Ukrainës kanë zhvilluar një konflikt të përgjakshëm me Qeverinë e Kievit.

Moska ka hedhur poshtë planet për pushtim të Ukrainës, para vendimit të Putinit më 21 shkurt, duke thënë se duhet të mbahet paqja dhe të mbrohen civilët. /REL

Etiketa: Albin KurtiKosovekryeministri i kosovesukraina

Lajme të lidhura

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Aktualitet

Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

16:38 - 16/08/26
Kriza institucionale në Kosovë, Albulena Haxhiu fton liderët politikë në Presidencë
Kosovë & Rajon

Kriza institucionale në Kosovë, Albulena Haxhiu fton liderët politikë në Presidencë

19:58 - 14/08/26
Para
Plas debati mes balerinit dhe aktores së njohur: Shqipëria nuk ishte e interesuar për Ilirin

Plas debati mes balerinit dhe aktores së njohur: Shqipëria nuk ishte e interesuar për Ilirin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia publikon emrat e 11 të arrestuarve, 2 persona në kërkim
Aktualitet

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia publikon emrat e 11 të arrestuarve, 2 persona në kërkim

20:52 - 18/08/26

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Shqipëri. Sipas informacioneve të publikuara, në...

Lexo më shumë
“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Etleva Merko: Ramën s’e duan as socialistët, nuk e votojnë më!

“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Etleva Merko: Ramën s’e duan as socialistët, nuk e votojnë më!

20:41 - 18/08/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!

20:34 - 18/08/26
“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin”, pankartat pikante në ditën e 80-të të protestës

“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin”, pankartat pikante në ditën e 80-të të protestës

20:27 - 18/08/26
Aktivisti: Fundi i kryeministrit është afër dhe i sigurt, SPAK të arrestojë Ramën dhe Belindën që janë ‘koka’ e korrupsionit

Aktivisti: Fundi i kryeministrit është afër dhe i sigurt, SPAK të arrestojë Ramën dhe Belindën që janë ‘koka’ e korrupsionit

20:23 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com