GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i KLP kërkon Vetting të përhershëm për ata që duan të bëjnë karrierë në sistemin e drejtësisë

10:25 - 02/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Kreu i KLP kërkon Vetting të përhershëm për ata që duan të bëjnë karrierë në sistemin e drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e institucionit që ai drejton për vitin 2020.

Ibrahimi ka siguruar se KLP do të përpiqet të mbushë boshllëqet që le procesi kalimtar i Vettingut me një Vetting të përhershëm të atyre që futen në sistemin e drejtësisë.

Ai deklaroi se ky proces do të sigurojë që prurjet e reja në sistemin e drejtësisë të jenë të pastra.

Ibrahimi ka kujtuar se SPAK ka 13 anëtarë deri më sot dhe është vetëm 2 anëtarë larg organikës fillestare të miratuar fillimisht nga KLP.

‘’Lidhur me axhendën dhe çështjet që priten të trajtohen, në 2020 kemi miratuar strategjinë e komunikimit, dokument që u hartua në bashkëpunim me institucionet partnere. Besojmë do na shërbejë për platformë për më mirë. Edhe në nivel të detyrave si kryetar i KLP kam kryer një tur vizitash në të gjitha zyrat, thuajse, në të gjitha zyrat e Prokurorive të Shqipërisë. Kam përcjellë edhe mënyrën e punës së KLP, aspektet që janë të rëndësishme. Sa i takon rekomandimit për forcimin e bashkëpunimit me organet e drejtësisë, kemi koordinata të qarta si Prokurori i Përgjithshëm, pasi ne bashkëqeverisim sistemin. Dua të bëj një propozim që dhe këto seanca të çiftohen, Prokurori i Përgjithshëm me KLP, sesa KLP me KLGJ.

Politikat tona të punës pë administrimin e punës së prokurorëve, që janë dhe prurjet e prokurorëve që vijnë në sistem, vakancat e kështu me radhë, këto praktika pune bazohen tek të dhënat  zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Duke pasur parasysh që të dhënat që jep Prokurori i Përgjithshëm jepen mbi baza vjetore. Kur kryejmë lëvizje, transferime, ngritje në detyrë, i azhornojmë.

Në këtë kuptim do thosha që marrëdhënia jona  më organin tjetër ka qenë e rrjedhshme.

Sa i përket bashkëpunimit me shkollën e magjistraturës, vura re se ishte objekt i një pyetje nga ju. Konsiston që në çastin e parë, kur marrim një vendim lidhur me numrin e kandidatëve për prokurorë që të duhet të pranojë shkolla e Magjistraturës.

Vettingun që bëjmë ne me shkollën e Magjistraturës për studentët e quajmë Vetting të vogël. Jemi gjithmonë e më shumë të ngjashëm me Vettingun e madh. Janë 32 adresa ku kërkojmë informacion. Është një kërkim masiv sa i takon sasisë së informacionin që grumbullojmë. Analizimi është punë e thelluar. Ka ndodhur në 3 raste që KLP ka ndaluar futjen në shkollën e Magjistraturës kandidatëve që e kanë kaluar testin profesional. Ky proces vjen duke u bërë edhe më ekzigjen, derisa i japim shoqërisë shqiptare pavarësisht kalimit të vettingut kalimtar, institucionet do japin një vetting permanent edhe për ata që bëjnë karrierë në drejtësi.

Besoj që mund të them, me besim të lartë që ne duhet të jemi në gjendja ta zëvendësojmë boshllëkun e Vettingut që prurjet e reja të jenë të pastra.

Një djalë i ri një vajzë e re që ka pasur eksperiencë pune që nuk janë të imunizuara nga korrupsioni, ndoshta është pak vonë që sistemi i Vettingut të japë garanci përfundimtare që tek këta njerëz nuk ekziston fara e cënimit të integritetit.

Ndoshta një ide tjetër mund të ishte që vendimet e KLP dhe KLGJ sa i takon ndalimeve të pranimit të shkollës së Magjistraturës të ishin finale, jo objekt i gjyqësorit. Shohim sa e panatyrshme është që Gjykatat ti futen brendisë së vendimeve të KLP, ndërkohë që atyre u mungon ekspertiza.

Sa i takon bashkëpunimit me ministrinë e drejtësisë, KLP ka bashkëpunuar qoftë në nivelin e hartimit të strategjive ndërsektoriale, qoftë forumet ndërkombëtare sa i përket integrimit. Një tjetër ka qenë procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK. Vendimi i parë ishte ai i KLP, vendosëm që 15 anëtarë do ishin të mjaftueshëm për SPAK. Mirëpo nuk ia dolëm asnjëherë, sepse ligji kërkonte që vetëm prokurorët që kishin kaluar dy shkallët e Vettingut mund të emërohen. Ne kemi ecur drejt objektivit, emëruam 2 prokurorë të rinj në SPAK, dhe tre vakanca në SPAK gjatë 2020, për shkak të 2 dorëheqjeve e një prej emërimit të ish-kandidatit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Arritëm të emërojmë 3 prokurorë të SPAK duke e çuar në 13. Këto kanë ndodhur në 2020. SPAK është vetëm 2 pozicione larg organikës fillestare të miratuar nga KLP. SPAK ka ndërvepruar me Kuvendin, dhe ishte për rritjen e organikës deri në 20. Për këtë kemi ecur në 2021,’’- tha Ibrahimi.

Etiketa: Gent IbrahimiKLPVetting

Lajme të lidhura

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Para
Akuza për shpërdorim detyre, përfundon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami

Akuza për shpërdorim detyre, përfundon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com