GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ëngjëll Agaçi i shmanget pyetjes për aktin e financimit të inceneratorit të Elbasanit: Nuk kam asnjë kompetencë për PPP-të

16:05 - 22/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ëngjëll Agaçi i shmanget pyetjes për aktin e financimit të inceneratorit të Elbasanit: Nuk kam asnjë kompetencë për PPP-të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ka nisur dhënien e dëshmisë në Komisioni Hetimor të Inceneratorëve. Në nisjes të dëshmisë së tij, ai u pyet nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, se cili është akti i miratuar në Këshillin e Ministrave për financimin paraprak të projektit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Në përgjigjen e tij, Agaçi u shpreh se ai vetë në pozicion që mban, nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe PPP-të dhe Këshilli I Ministrave ka vendosur me unanimitet të plotë procedurën e autoritetit kontraktues të miratuar me procedurë të rregullt nga ministria e Financave.

Pjesë nga diskutimet:

Ëngjëll Agaçi: Ka pasur disha shkëmbime nga autoriteti kontraktues dhe Ministrisë së Financave që tregon rigorozitetin e Ministrisë së financave.

Ministria e Financave i dha miratimin paraprak dhe në këto kushte Këshilli i Ministrave ka detyrimin ligjor që detyron Këshillin e Ministrave për ta miratuar. Më lejoni ta saktësojë, ligji i vitit 2013 parashikon në nenin 41 pika 2 një angazhim detyrues miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave me kërkesën e autoritetit kontraktues. Është miratuar me një procedurë të rregullt me Ministrinë e Financave dhe me një bazë ligjore të saktë. Ky vendim duke ruajtur gjithë konfidencialitetin e Këshillit të Ministrave që ky vendim është miratuar pa asnjë kundërshtim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Jorida Tabaku: Në cilin akt është përcaktuar autoriteti kontraktues. Vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 2014 thotë që autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën për dhënie me koncesion të përzier. Cili është akti që ju keni miratuar për financimin paraprak?

Ëngjëll Agaçi: Sigurimi i financimit të nevojshëm për inceneratorin e Elbasanit, vendimi që unë kam këtu përpara kam vetëm dy pika. Pika 1, dhënien e sigurimit të nevojshëm për ndërtimin e impiantit të mbetjeve të, pika 2 ngarkohet Ministria e Financave dhe Mjedisit ër zbatimin e këtij vendimi. Ky është vendimi zyrtar.

Jorida Tabaku: Në pikën 6 të relacionit thuhet që autoriteti kontraktues në bazë të ligjit ka shpallu aktin për dhënien me koncesion të përzier. Konkretisht me cilin akt ka filluar dhënia e këtij koncesioni?

Ëngjëll Agaçi: E nderuar zonja kryetare dua të theksoj kompetencat e sekretarit të Këshillit të Ministrave. Sekeretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe PPP-të dhe nuk ka asnjë kompetencë as në ligjin e prokurimeve publike për një institucion qendror por të pavarur në ligjin e saj organit.

Është momenti për të saktësuar një të pavërtetë që Sekretari i Përgjithshëm harton projektakte. Do t’i shpjegoj më tej kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Etiketa: aktiElbasaniËngjëll AgaçiinceneratorikompetencatKryesore1PPPpyetjeshmang

Lajme të lidhura

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
Para
E rëndë/ 46- vjeçari var veten në burgun e Peqinit, u arrestua për grabitje dhe pengmarrje (EMRI)

E rëndë/ 46- vjeçari var veten në burgun e Peqinit, u arrestua për grabitje dhe pengmarrje (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Lexo më shumë
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com