GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari gjen ish-gruan me të dashurin në hotel, i plagos të dy

12:01 - 23/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari gjen ish-gruan me të dashurin në hotel, i plagos të dy
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një  ngjarje e rëndë a tronditur ditën e sotme në Itali, ku përfshihen dy shqiptarë. Bëhet me dije se shqiptari është vënë në pranga nga Policia italiane pasi ka plagosur ish-gruan e tij, të dashurin e saj të ri dhe motrën e këtij të fundit.

Mediat italiane raportojnë se Pëllumb Jaupi i doli në pritë gruas para shtëpisë së saj në Morciano dhe e goditi me thikë në gjoks. Goditje që mund të ishte fatale për gruan 53-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, por fatmirësisht shpëtoi. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes po shkonin urgjenca dhe karabinierët, 53-vjeçari Jaupi mori arratinë drejt Riminit, atje ku jeton dhe shkoi drejt një hoteli në Rivazzura.

Erdha që të kërkoj për një punë për gruan time gjatë verës, do dëshiroja që të flas me pronarin,”-kështu u tha punonjësve dhe pas disa minutash u shfaq Nicola Scarcia, i dashuri i ishit të tij. Pasi shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin ata lëvizën drejt recepsionit, Jaupi nxorri thikën dhe shprehu qëllimet e tij të vërteta. Në fjalën e tij, ai i bërtiti pronarit të hotelit se i ka shkatërruar jetën dhe që gruaja ia ka thënë të gjitha. E pikërisht në ato moment nxorri një thikë kuzhine dhe e goditi disa herë.

Duke parë gjithë skenën, menjëherë ka ndërhyrë edhe motra e Scarcia, e cila gjithashtu nuk shpëtoi pa u qëlluar gjithashtu me thikë nga Jaupi, por për të dy fatmirësisht plagët për të ishin të lehta.

“Nicola u përpoq që të mbronte veten pavarësisht plagëve dhe gjakut që i rridhte. Mundëm që ta bllokonim Jaupin dhe thërritëm për ndihmë”, ka deklaruar shoku i të plagosurit. Megjithatë liria nuk i ka zgjatur shumë pasi Policia mbërriti brenda disa minutash dhe arrestoi shqiptarin.

Por, ngjarja e së martës mund të ishte evituar sepse Jaupi mund të ishte dënuar disa muaj më parë. Kjo pasi në nëntor, një prokuror kishte kërkuar burg për shqiptarin sepse Jaupi, i cili kishte dy fëmijë me gruan, ia kishte bërë të pamundur jetën asaj pas ndarjes në vitin 2020. Madje ajo ishte detyruar që të që të kthehej në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjes dhe kërcënimeve. Por tmerri filloi sërish sapo ajo ishte kthyer në Itali. Jaupi e kërcënonte, madje në disa raste edhe e dhunonte.

Etiketa: arretsItaliPlagosjeShqiptar

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Para
Dështojnë sërish negociatat në Bruksel/ S’ka pajtim mes Kosovës e Serbisë

Dështojnë sërish negociatat në Bruksel/ S’ka pajtim mes Kosovës e Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com