Forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën në një sulm “të plotë” nga toka, deti dhe ajri – në atë që është sulmi më i madh i një vendi ndaj një vendi tjetër në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë përgjatë këtij tensioni dhe kaosi ndodh një veprim i pazakontë nga ana e ushtarëve rusë. Ata u kanë dërguar foto joshëse vajzave në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës Karkiv — 30 km larg kufirit rus.
Ushtarë trup mëdhenj rusë të quajturAndrei ose Alexander, Gregory, Michail madje dhe një luftëtar çeçen i quajtur“Black”, ishin mes dhjetra profileve të reja që kërkonin të njiheshin me ukrainaset pranë kufirit.
Zhvillimi vjen megjithse Ushtria e Kuqe po lëshonte raketa ndaj vendndodhjeve strategjike në Ukrainë.
Dasha Synelnikova tha se celulari i saj ndriçoi nga dhjetra imazhet e ushtarëve rusë që ishin vendosur pranë qytetit të Kharkiv dhe nisën aktivitetin në rrjetin e njohjeve të reja Tinder.
33 vjeçarja Dasha tha dje për të përditshmen britnaike ‘The Sun’: “Unë në fakt jetoj në Kiev por ndryshova vendndodhjen në Krakiv pasi një shoqe më tha se trupat ruse kanë zbarkuar në rrjetin e njohjeve Tinder.”
“Nuk i besoja syve kur ata dilnin duke u përpjekur të dukeshin të fortë dhe interesantë”.
“Një djalë muskuloz përpiqej të dukej seksi duke pozuar me pistoletë teksa flinte gjumë.”
“Ndërsa një tjetër ishte me veshje të plotë ushtrake dhe një kanatiere të hollë me rripa”.
“Nuk më pëlqeu asnjë prej tyre pasi nuk do të shkoja kurrë në krevat me armikun”, thotë vajza duke shtuar se i kishte ‘refuzuar’ të gjithë.
“Sigurisht që i refuzova të gjithë por isha kurioze për të shkëmbyer ndonjë mesazh. Ishte dhe e lezetshme dhe e frikshme në të njëjtën kohë. Ata ishin kaq pranë”, shton ajo.
Dasha thotë se kishte nisur të komunikonte me 31-vjeçarin Andrei — i cili pozonte në foto me Kalashnikov veshje ushtarake dhe helmetë.
Ja biseda e tyre:
Dasha: “Ku ndodheni? Jeni këtu në Kharkiv?
Andrei: “Po por nuk jam në Kharkiv jam afër — 80km larg.”
Dasha: “A kemi në plan të vini këtu te ne?”
Andrei: “Do të vija me kënaqësi por nuk jemi mirëpritur në Ukrainë që prej vitit 2014 [kur forcat ruse aneksuan Krimenë.
Dasha: “Me se merreni?”
Andrei: “Kam lindur në Belgorod dhe më parë vizitoja shpesh Kharkiv. Më pëlqejnë udhëtimet por tani është kohë e vështirë.”
Kur Dasha e pyeti drejt Andrei nëse ishte një ushtar rus, ai u përgjigj me një video “gif” ku aktori Jim Carrey, sillej sikur të thoshte: “Oops! Më zbulove!”
Brenda pak kohësh bukuroshja Dasha zbuloi shumë ushtarë të tjerë rusë mes admiruesve të saj, që ishin pjesë e forcës masive ushtarake të Putin në veri të Kharkiv.
Mes tyre ishte një ushtarak me mjekër i quajtur “Black” —33-vjeçari çeçen që flinte duke mbajtur pistoletën, ndërsa një tjetër përkëdhelte një maçok.
29 vjeçari Alexander, pozonte me syze dielli në një kanatiere me viza.
Një tjetër rus i quajtur Alexander, tregonte se punon për ministrinë e brendshme të federatës ruse.
Dasha tha: “Këta djem janë njëlloj si gjithë të tjerët në rrjet, duan dashuri ose shoqëri, kështu që më duket e çuditshme të besoj se vijnë këtu për të na sulmuar. Shpresoj të mos ndodhë”.
Discussion about this post