GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konfirmohet vdekja e parë e shtetasit shqiptar, pjesëtar i ushtrisë ukrainase

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Konfirmohet vdekja e parë e shtetasit shqiptar, pjesëtar i ushtrisë ukrainase
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi të premten se ka pranuar informacion për vdekjen e një shqiptari, pjesëtar të ushtrisë ukrainase, që po i reziston avancimit rus në Ukrainë. Ai tha se shqiptari jetonte prej kohësh në Ukrainë, ku ishte i martuar ose bashkëjetonte me një ukrainase. Mediat në Shqipëri gjatë mbrëmjes raportuan se shtetasi shqiptar, Emanuel Bazanji, 24-vjeçar me origjinë nga Elbasani, ishte vrarë në luftime në Ukrainë gjatë ditës së enjte.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërkaq shtoi se në Ukrainë jeton një komunitet prej 60 shqiptarësh të integruar. Sipas Xhaçkës, pesë ose gjashtë shtetas shqiptarë nga ky komunitet kanë kërkuar asistencë nga Shqipëria dhe se ambasadat e Shqipërisë në Poloni dhe Rumani janë vënë në dispozicionin e tyre për t’iu dalë në ndihmë.

Ndërkaq, Rama foli edhe për pushtimin rus të Ukrainës, që e cilësoi si “situatë tragjike”. Sipas tij, sulmi rus ndaj Ukrainës ka goditur themelin e politikës ndërkombëtare duke shprehur solidaritet me ukrainasit dhe udhëheqjen politik të Ukrainës.

“(Është) zhvillim që ka sfiduar gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë”, tha Rama në një konferencë shtypi të mbajtur pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s në orët e mbrëmjes së të premtes.

“Ka sfiduar edhe të gjithë ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur themelin e saj, të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Ai tha se Shqipëria po ndjekë me keqardhje “këto zhvillime duke pasur në mendje dhe zemër njerëzit në Ukrainë, ashtu si kundër edhe lidershipin ukrainas që kërcënohen drejtpërdrejt për vet jetën”.

Rama tha se Shqipëria është angazhuar krahas shteteve tjera anëtare të NATO-s të mirëpresë refugjatët që po largohen nga Ukraina, ndërkohë që theksoi se për dallim nga vendet e tjera evropiane që kanë varësi ekonomike dhe tregtare me Rusinë, implikimet e luftës në Ukrainë janë më të vogla për Shqipërinë.

Rama theksoi se Shqipëria është pjesë e aleancës së shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Ne besojmë që nuk do të kemi efekte shumë shqetësuese,” shtoi Rama. “Sigurisht kjo është luftë reale, nuk është një dokumentar, apo ‘play station,’ apo një ngjarje që ndodh në një kontinent tjetër. Është luftë reale në dyert e Bashkimit Evropian”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që është dënuar nga shtetet në mbarë botën.

NATO – aleancë në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria – njoftoi se do të rrisë numrin e forcave të saj pranë Rusisë, me qëllim që të forcohet krahu lindor./REL

 

Etiketa: konfirmohetpjestarShqiptarshtetasiukrainasvdekja

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
I nxori gishtin e mesit Ilirit, Semi ballafaqohet me balerinin: Ne zihemi për Donaldin

I nxori gishtin e mesit Ilirit, Semi ballafaqohet me balerinin: Ne zihemi për Donaldin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com