Një banor nga Tetova ka dhënë një mesazh pasi Big Mama ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku vërteton zërat se Big Mama e la lojën për të vazhduar axhendën e saj si këngetare, dhe jo për shkak të debatit që ajo pati me Antonelën brenda shtëpisë.
“Është e vërtëtë që Big Mama ka dalë nga shtëpia atë natë sepse ka pasur dasmë dhe jo koncert. Unë jam nga Tetova dhe dikush nga familja ime ka qenë në dasmën ku ka qen Bigi, edhe diçka interesante çka ndodhi ishte se disa ditë përpara se të dilte Bigu nga shtëpia, ajo gruaja që e ka martu djalin dhe që e kan pas këtë këngëtare në dasëm, i kan than këngetaren e keni nbig brother si dja boni me dasmën a keni gjet këngëtare tjetër, edhe ajo gruja ka than jo se do dalë sepse eka kontratën deri me kaq date edhe e kisht tregu datën se tash sem kujtohet çfarë date ka dal Bigu nga shpija, edhe në nfakt se besum kët mhb edhe ndodhi me të vërtet një ditë para dasmës datën që tha ajo gruaja Bigu doli nga shpija. Mvjen keq që faji i mbeti Antonelës për largimin e Big Mamës nga shpija, por e vërteta është ndryshe. Madje atë ditë që e kishte planin për tdal ajo një ditë para ose adit e kishte pregatit valixhen rrobat sepse kinse e ka një ndjenjë që do largohet nuk mkujtohet fiks si ndodhin. Madje ka edhe fakte për këto që po them foto që ka qenë Bigu në dasëm, edhe dihet që rezervimet për dasma bëhen 1/2/3 vjet përpara. Edhe atë fjalën e asaj gruas që ka thënë datën e saktë se do dal Bigu nga shtëpia dhe ndodhi vërtet edhe për atë kam fakte”, tha banori nga tetova.
Kujtojmë se ky debat u rihap mbrëmjen e djeshme në studio, ku Antonela i tha Big Mamës se e gjithë situata u krijua enkas sepse kjo e fundit kishte te tjera plane.
Discussion about this post