GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Menuja” që kushton 41 milionë lekë, KPP i anulon tenderin Dritan Agollit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Menuja” që kushton 41 milionë lekë, KPP i anulon tenderin Dritan Agollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi i menusë për lokalet e 100 fshatrave turistike është anuluar nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pas denoncimit të një prej pjesëmarrësve. Ankesa ka ardhur nga firma konkurruese BOE “Kube Studios” SHPK.

Sipas të dhënave të publikuara për këtë tender, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me drejtor Dritan Agollin ka dhënë fondin limit 41,666,667 lekë pa TVSh, për ndërhyrjen e krijimit të produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave. Projekti ka ngecur duke qenë se është hartuar në shkelje të ligjit duke hartuar kritere favorizuese për fituesin e paracaktuar.

Këto shkelje i ka nxjerrë një për një kompania BOE “Kube Studios” SHPK & “,  Albanian Gastronomy Academy AGA” SHPK & “CBS Creative Business Solutions” SHPK e cila ka kundërshtuar vlerësimin me pikë të propozimeve teknike të paraqitura.

Në rastin konkret, nga shqyrtimi i dokumenteve të tenderit, ftesës për ofertë, si dhe procesverbaleve të vlerësimit të mbajtura nga komisioni i vlerësimit të ofertave, KPP konstaton, se në dokumentet e tenderit dhe në ftesën për ofertë, autoriteti kontraktor i ka hartuar kriteret e vlerësimit teknik pa përcaktuar se cilat janë eksperiencat e ngjashme të subjektit dhe vlerat e tyre; kapacitetet ekonomike dhe certifikatat e cilësisë; metodologjitë e propozuara; planifikimet dhe organizimet e stafit apo kualifikimet dhe eksperiencat e stafit, të cilat do të konsiderohen të mjaftueshme për të përfituar pikët maksimale për secilin nënkriter. Pra, nuk është bërë e qartë për operatorët ekonomikë të ftuar se si duhet të hartojnë ofertat e tyre teknike. Kuptohet se kjo është vetëm maja e ajsbergut, sepse vlera e tenderit për një punë të tillë, lë të kuptohet se ndodhemi para një abuzimi të pastër me fondet e buxhetit të shtetit. Gijotina.com

Etiketa: KPPkryesore2tender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Ukraina “përparon” në luftën me Rusinë/ Deklaratë për shtyp: Numërohen mijëra të vrarë

Ukraina “përparon” në luftën me Rusinë/ Deklaratë për shtyp: Numërohen mijëra të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

12:03 - 01/08/26

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Bashkinë...

Lexo më shumë
Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

10:47 - 01/08/26
Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com