Moderatorja e njohur Luana Vjollca ishte pjesëmarrëse në Javën e Modës në Milano të Italisë, ku ka shoqëruar motrën e saj, Marinën, e cila prezantoi koleksionin e stilistes italiane, Elisabetta Franchi.
Ndërkohë që po shijonte mbrëmjen duke parë të motrën teksa sfilonte, Vjollca ka pasur rastin të njihet edhe me shumë yje italianë dhe të vendeve tjera.
Së fundmi, Luana ka pozuar edhe me DJ e famshëm nga Italia, Joe T Vannelli. Nuk dihet nëse mes tyre do jenë krijuar kontaktet për një bashkëpunim muzikor. Megjithatë, fansa e këngëtares mezi po presin të zbulojnë si qendron e vërteta.
Discussion about this post