GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndihet efekti i sanksioneve, rubla ruse bie me 30%

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndihet efekti i sanksioneve, rubla ruse bie me 30%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Rusisë po përballen me të ardhme të pasigurt ekonomike ndërsa çmimet rriten, pasi sanskionet perëndimore që erdhën si kundërpërgjigje e sulmeve ruse mbi Ukrainën, shkaktuan rënien e vlerës së rublës me 30 për qind. Para bankave të vendit janë parë sot radhë të gjata të banorëve për të tërhequr para mes pasigurisë për të ardhmen e depozitave të tyre.

Rubla ruse po vazhdon të përjetojë rënie të madhe kundrejt dollarit amerikan dhe euros, pas sanksioneve të pashembullta të Perëndimit mbi Moskën në kundërpërgjigje të sulmeve ruse në Ukrainë.

Mëngjesin e së hënës, monedha ruse regjistroi rënie prej rreth 30 për qind kundrejt dollarit amerikan, pas njoftimit të vendeve perëndimore për bllokimin e disa bankave ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT dhe kufizimit të përdorimit nga Rusia të rezerave të saj të mëdha në valuta të huaja.

Zhvlerësimi i rublës nënkupton rënie e standardit të jetesës për rusët, thonë ekonomistët. Rusët janë ende të varur nga një mori mallrash të importuara, ndërsta çmimet për këto artikuj ka të ngjarë të rriten jashtëzakonisht shumë.

Udhëtimet ndërkombëtare do të shtrenjtohen pasi rublat vlejnë më pak jashtë Rusisë. Trazirat ekonomike mund të thellohen në javët e ardhshme nëse rritja e çmimeve dhe problemet e zinxhirit të furnizimit shkaktojnë mbylljen e fabrikave ruse për shkak të rënies së kërkesave.

Ditëve të fundit, para bankave ruse vërehen radhë të gjata të banorëve që presin të tërheqin paratë e tyre nga pasiguria e së ardhmes ekonomike të vendit të tyre.

“Ekonomia jonë do të përkeqësohet edhe më shumë. Në këto rrethana është e pashmangshme, por nuk krahasohet me humbjet e atyre që po vdesin në shtëpitë e tyre për fajin e forcave tona”, thotë Anastasia, banore e Moskës.

“Unë nuk kam shumë kursime. Të shohim çfarë do të ndodhë“, thotë Dmitry.

“E vështirë ta thuash, ende nuk e kam ndier shumë ndryshimin”, thotë Maria, banire tjetër e Moskës.

” Çmimet po rriten, kursimet po shpenzohen dhe stoqet po bien”, thotë Sergey, banor i Moskës.

Banka qendrore e Rusisë ndërhyri menjëherë në përpkjekje për të ndalur rënien e mëtejshme të rublës, duke rritur normën bazë të interesit, një përpjekje e dëshpëruar për të mbështetur monedhën dhe për të parandaluar rrezikun për bankat.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i përshkruajti sansksonet e reja që përfshinin ngrirjen e rezervave të valutës së Rusisë si “të rënda”, por tha të hënën se “Rusia ka aftësinë e duhur për të kompensuar dëmin”.

Ndërkohë, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare u rrit me 4 për qind duke arritur në 100 dollarë për fuçi.

Kjo nuk është hera e parë që rubla përballet me kriza të mëdha. Monedha humbi një pjesë të madhe të vlerës së saj në fillim të viteve 90, pas fundit të Bashkimit Sovjetik. Një rënie e mëtejshme ishte regjistruar edhe gjatë krizës financiare të vitit 1998 kur shumë persona humbën kursimet e tyre. Një tjetër rënie u shënua më 2014 për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve të vendosura pasi Rusia aneksoi nga Ukraina gadishullin e Krimesë.

Sanksionet e vendosura javën e kaluar shkaktuan një ulje historike të monedhës ruse kundrejt dollarit amerikan./VOA/

Etiketa: EFEKTIRublaRusesanksionet

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Zyrtare/ FIFA dhe UEFA përjashtojnë Rusinë nga çdo kompeticion

Zyrtare/ FIFA dhe UEFA përjashtojnë Rusinë nga çdo kompeticion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare
Art & Kulturë

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26

Bota e artit dhe kinematografisë shqiptare është në zi. Aktorja Rezana Çeliku, e njohur për publikun shqiptar veçanërisht gjatë viteve...

Lexo më shumë
Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

18:05 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com