GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nuk ka marrëveshje me Rusinë, dita e gjashtë e luftës e përgatit Kievin me avionë luftarakë

08:04 - 01/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ka marrëveshje me Rusinë, dita e gjashtë e luftës e përgatit Kievin me avionë luftarakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është dita e gjashtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas në Bjellorusi nuk arritën që të dilnin në një përfundim. Ditën e djeshme, nuk u arrit asnjë lloj marrvëveshjeje, por është rënë dakort që të zhvillohet dhe një tjetër raund bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës.

Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës do të pajisë vendin me 70 avionë luftarakë MiG-26 dhe Su-25. Avionët do të vendosen në aeroportet polake, nga ku pilotët ukrainas do të kryejnë detyra luftarake. Sipas komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, Bullgaria do të japë 16 avionë MiG-29 dhe 14 Su-25, Polonia – 28 avionë MiG-29 dhe Sllovakia – 12 avionë MiG-29.

Bilanci i ushtarëve të vrarë në Ukrainë është rritur. Sot në mëngjes u raportuan të vrarë 70 ushtarë ukrainas pasi artileria ruse goditi bazën ushtarake në Okhtirka, një qytet midis Kharkovit dhe Kievit. Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 persona, mes tyre 14 fëmijë, sipas ministrisë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.

Sot qytetet e Ukrainës janë zgjuar me një qetësi të frikshme. Deri më tani luftimet në qytetet kryesore janë si më poshtë:

  • Kiev: Mbrojtja ukrainase ka qenë e fuqishme deri më tani. Aktualisht, aktiviteti rus është i kufizuar meqë forcat janë në pritje të përforcimeve. Analistët besojnë se ato do të rikthejnë sulmet në orët në vijim.
  • Harkiv: Sulmet ruse janë shtuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës në 48 orët e fundit. Forcat ruse janë duke përdorur raketa dhe armë tjera në këtë qytet. Si rezultat është raportuar për viktima civile dhe dëme të pronave. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dhjetëra persona kanë vdekur në atë qytet.
  • Ukraina jugore: Përparimi rus është ngadalësuar në ditët e fundit, në krahasim me ditët e para.

E gjithë hapësira ajrore evropiane përfshirë dhe shumë vende të tjera jashshtë BE-së kanë ndaluar fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Ky sanksion është i vlefshëm dhe për avionët privatë e të çdo lloj fluturimi. Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Belgjika, Republika Çeke, Portugalia, Greqia e Italia po dërgojnë mjete ushtarake, armatime e ndihma të tjera në Ukrainë. BE-ja njoftoi që ka ndaluar edhe transmetimin e dy mediave ruse Russia Today e Sputnik. Shtetet anëtare do të pranojnë refugjatët ukrainas duke anashkaluar procedurën normale të azilit. Ukraina ka ngritur edhe një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë. Sipas Zelensky, çështja në fjalë do të shkojë në një gjykatë që zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. OKB do të mbajë sot një seancë speciale urgjente për Ukrainën.

Etiketa: Kryesore1RusiUkraine

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Çmimet e pijeve alkoolike rriten 5-30% nga shtrenjtimi i akcizës dhe energjisë

Çmimet e pijeve alkoolike rriten 5-30% nga shtrenjtimi i akcizës dhe energjisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com