GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e pijeve alkoolike rriten 5-30% nga shtrenjtimi i akcizës dhe energjisë

08:06 - 01/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e pijeve alkoolike rriten 5-30% nga shtrenjtimi i akcizës dhe energjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Nga 1 janari 2022 çmimet e pijeve alkoolike vendase dhe të importit u shtrenjtuan nga 5 deri 30%. Rritja më e lartë ishte te pijet alkoolike vendase.

Prodhuesit pohojnë se arsyet e shtrenjtimit janë nga rritja e çmimit të energjisë dhe të materialeve ambalazhuese në tregjet e huaja. Ndërsa importuesit thonë se ndikimi është nga shtrenjtimi i pijeve alkoolike nga kompanitë e huaja, tarifat e transportit dhe rritja e akcizës 3% nga 1 janari 2022.

Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar dhjetorin e vitit të kaluar, kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga 1 janari ka rritur çmimet e pijeve alkoolike 30% më shumë se vjet. Drejtori i Përgjithshëm i kantinës Denis Zhilla thotë se arsyet e rritjes të çmimeve janë shtrenjtimi i energjisë, karburantit, i qelqit, plastikës dhe materialeve të tjera të ambalazhimit.

“Çmimi i qelqit është rritur 20% më shumë se 2020, materialet e kartonit dhe letrës janë shtrenjtuar 15%, tapa dhe plastika 10%. Shqetësuese është edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 15 lekë/kwh në 41 lekë (me TVSH). Për të zbutur rritjen e kostove të prodhimit do të ishte e domosdoshme që nga qeveria të subvencohej tarifa e shtuar e çmimit të energjisë”, pohon z. Zhilla.

Më herët edhe nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkuan kompensim për rritjen e çmimit të energjisë për prodhuesit e industrisë ushqimore të lidhur në tensionin nga 35 deri 110 kilovat.

Rritja e çmimeve ka ndikuar te rënia shitjeve. Për periudhën janar-shkurt shitjet e kompanisë janë tkurrur 35% krahasuar me vjet. Operatorë të tjerë të tregut pohojnë se kjo situatë do të rrisë informalitetin e tregtimit të pijeve alkoolike në vend. Informaliteti, sidomos i tregtimit të rakisë, vijon të jetë problem për kompanitë e licencuara. Për shkak të stokut të krijuar vjet dhe informalitetit kantina e pijeve “Skënderbeu” këtë vit e nisi prodhimin me 20% se 2021.

Rritje të çmimeve këtë vit pati edhe për pijet alkoolike të importit. Përfaqësues të distributorit “Agna Group” thanë se çmimet e pijeve të importit u rritën 5 deri 10% më shumë. Ndryshimet sipas tyre erdhën nga shtrenjtimet e çmimeve nga kompanitë e huaja dhe transportit si dhe rritja 3% e akcizës.

Nga 1 janari 2022 hynë në fuqi ndryshimet në ligjin “Për akcizat” që parashikojnë indeksim çdo 2 vjet në masën zyrtare të inflacionit t për 2 vitet paraardhëse shpallur nga INSTAT-i, me përjashtim të duhanit dhe nënprodukteve të tij, për të cilat akciza aplikohet sipas kalendarit specifik. Ndryshimet përcaktonin se për vitin 2022 akciza indeksohet në masën e normës zyrtare të inflacionit të vitit 2020 dhe 9-mujorit tё vitit 2021.

Për muajin janar 2022 prodhimi vendas është rritur 17% më shumë se 2021, ndërsa është më i ulët se periudha para krizës. Importet e janarit 2022 janë rritur 47% krahasuar me vitin e kaluar sipas të dhënave të doganave. Në 2021 prodhimi vendas i pijeve alkoolike u ul 24% në raport me 2020, ndërsa importet u rritën 33%./MONITOR

 

Etiketa: Cmimepije

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Para
Ushtria ruse merr kontrollin e 2 qyteteve në Ukrainë

Presidentet e 8 vendeve thirrje për anëtarësim: BE t’i japë statusin kandidat Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi ka reaguar edhe kolegu i tij, aktori i madh...

Lexo më shumë
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com