GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ushtari” i Tom Doshit vihet në krye të inspektoratit të ndërtimit për veriun para zgjedhjeve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ushtari” i Tom Doshit vihet në krye të inspektoratit të ndërtimit për veriun para zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emërimi i Serdar Hoxhës, ish-kandidatit të Tom Doshit për 25 prillin në krye të Inspektoratit të Ndërtimit për veriun, ka ngjallur reagimin e PD.

Deputetja, Orjola Pampuri me anë të një deklarate për mediat, tha se ky emërim ka për qëllim blerjen e votave gjë që sipas PD, e ka bërë dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Pampuri tha se Hoxha është ushtar i Tom Doshit, si dhe shtoi se ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, ndërsa nuk harroi të përmendë dhe Majlinda Angonin.

“Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake ne Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Qëllimi është i qartë. Paratë e krimit dhe të drogës, postet e shtetit t’i përdorin për të blerë vota. Skema tashmë është e qartë, Tom Doshi njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota. Duke i lënë sërish në dorë Tom Doshit, përzgjedhjen e kandidates për kryetare Bashkie, emërimet në administratë, Edi Rama ka konfirmuar sërish marrëdhënien e tij të ngushtë me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion”, tha Pampuri.

Ndër të tjera, PD sulmoi Sali Berishën duke e quajtur koalicioni “Shtëpia e Lirisë” si parti e nongratave, ndërsa bën thirrje që qytetarët të votojnë kandidatin e PD më 6 mars.

Etiketa: PAMPURIPD

Lajme të lidhura

Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!
Aktualitet

Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!

12:38 - 29/07/26
PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin
Aktualitet

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin

12:01 - 29/07/26
Gjykata gjobit Monika Kryemadhin dhe avokatin e Metës, folën pa leje në GJKKO
Aktualitet

Seanca në GJKKO/ Meta kërkon daljen nga ‘kafazi’ i xhamtë, Kryemadhi mohon akuzat dhe sfidon SPAK

11:35 - 29/07/26
Para
Zelensky përlotet para PE: 16 fëmijë janë vrarë! Na ndihmoni të mos e humbim luftën

Zelensky përlotet para PE: 16 fëmijë janë vrarë! Na ndihmoni të mos e humbim luftën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26

Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë më tepër...

Lexo më shumë
Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

15:09 - 29/07/26
Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

14:47 - 29/07/26
Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: Koha ime me kombëtaren ka përfunduar, dhashë gjakun për atë fanellë

Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: Koha ime me kombëtaren ka përfunduar, dhashë gjakun për atë fanellë

14:25 - 29/07/26
Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit

Krizë në Gjirin Persik, Irani e hedh poshtë planin e Omanit për Ngushticën e Hormuzit

14:01 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com