GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nën hetim nga SPAK, KPP i anulon tenderin 500 mln lekë për “menu” Dritan Agollit

16:33 - 01/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Nën hetim nga SPAK,  KPP i anulon tenderin 500 mln lekë për “menu”  Dritan Agollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas  skandalit që qarkulloi në media dhe pas ankesave nga disa operatorët, KPP ka vendosur sot të anulojë tenderin 500 mln lekë  të FSHZH. Kujtojmë se pak  kohë më parë Gijotina. com ka publikuar faktet se si kreu i FSHZH i dha vetes së tij këtë tender më shumë marramendëse, duke përdorur punonjësin e tij, kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani, si grep për të marrë pjesë në garë dhe për të fshehur aferën.

I shtojmë këtu faktin se 500 mln lekë janë një shumë marramendëse për një tender që t’iu mësosh njerëzve menu gatimi. Pas publikimit të shkeljeve nga ky tender SPAP ka nisur hetimet ndaj Dritan Agollit, që ende nuk dihet deri në ca fazë janë. Ndërsa pak ditë më parë Gijotina. com tregoi se një nga kompanitë që kishte marrë pjesë në garë dhe ishte përjashtuar pa të drejtë. Bëhet fjalë për BOE “Kube Studios” SHPK & “Albanian Gastronomy Academy AGA” SHPK & “CBS Creative Business Solutions” SHPK e cila ka kundërshtuar vlerësimin me pikë të propozimeve teknike të paraqitura. Që nga dita e ankesës, Projekti ka ngecur duke qenë se është hartuar në shkelje të ligjit duke hartuar kritere favorizuese për fituesin e paracaktuar.  Ndërsa ditën e sotme ka vendosur të anulojë përfundimisht tenderin.

Ndërsa pritet të shohim se çdo të ndodh me Dritan Agollin, duke qenë se më këtë vendim vërtetohet që ai ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë 500 mln lekë nga FSHZH vetes së tij dhe biznesit të djalit.

 

Skema e përdorur

Skema e përzgjedhur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të tenderuar këtë shumë parash është një procedura e prokurimit për “Shërbim konsulence”, kjo sipas dokumentit të njoftimit. Tenderi, me objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menynë e 100 Fshatrave”, është hapur në 21 tetor të 2021 dhe mbyllur me 29 dhjetor 2021, duke i lënë më shumë se dy muaj kohë operatorëve ekonomikë që të shprehin interes.

Gara është zhvilluar në dy faza, në të parën kanë marrë pjesë dy subjekte, që kanë kaluar më pas edhe në fazën e dyte, bashkimi i kompanive i përbërë nga Kube Studios, Albanian Gastronomy Academy AGA, dhe CBS Creative Business Solutions.

Si dhe bashkimi tjetër i formuar nga Mascarpone sh.p.k dhe Endrit Maci. Një operator i tretë, i quajtur SHOQATA NJEREZ DHE IDE është skualifikuar që në fillim. Siç rëndom ndodh me tenderat publike, edhe këtë radhë Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka zhgënjyer, duke zgjedhur ofertën më të lartë, edhe pse kësaj radhë çmimi nuk ka qene kriter kryesor i përzgjedhjes.

Pas përfundimit të dy fazave më 26 janar të këtij viti si fitues është shpallur bashkimi shoqërive kryesuar nga Mascarpone shpk, që ka si administrator dhe aksioner kryesor kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani. Sipas dokumentit zyrtar të shpalljes se fituesit në total ky bashkim shoqërish ka ma marrë 273,6 pikë, dhe një ofertë ekonomike prej 41 milion lekësh ose rreth 410 mije dollarësh. Operatori tjetër ka marrë 268,8 pikë, duke u renditur i dyti, ndërsa ka dhënë një ofertë rreth 15 mijë dollarë më të lirë për menynë e kërkuar nga fondi shqiptar i zhvillimit. Deri këtu duket një procedurë normale.

Sepse është hapur një garë, kanë konkurruar disa shoqëri. Por, problemi nis tek emri i fituesit. Alfio Rrotani administrator dhe ortak kryesor i kompanisë Mascarpone shpk. Kjo sepse ai ka punuar verën e shkuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek gjiri i Lalzit në Durrës, në pronësi të Flladi Agolli, që rezulton të jetë djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli.

Në dokumentin e rregjistrimit në qendrën kombëtare te biznesit, “Bedouin Beach & Bar” është emri tregtari e kompanisë Hospitality Management & Services, i zotëruar 100% 24-vjeçari Flladi Agolli. Është vetë ky restorant që ndodhet brenda një resorti turistik, që ka reklamuar në faqen e tij të Facebook shërbimet e shefit të kuzhinës Alfio Rrotani teksa përgatit tavolinat, apo kur prezantohet bashkë me stafin. “Jemi shumë të kënaqur që kemi një ekip yjor kuzhinierësh dhe personeli në shtëpi. Krahas Alfio Rrotanit dhe pjesës tjetër të ekipit drejtues, të gjithë në Bedouin do të sigurojnë që të gjithë klientët që vizitojnë Bedouin Beach Bar të kenë përvojën më të mirë të mundshme”, thuhet në postimin në ‘Facebook’ të restorantit më 7 qershor të 2021.

Dyshimet për këtë prokurim janë të mëdha si për kostot, pasi përgatitja e menysë të kuzhinës shqiptare dhe dokumentari do të kushtojë rreth 410 mijë dollarë, ashtu edhe për shpalljen e fituesit, ku me një qark të shkurtër drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ia ka dhënë tenderin kuzhinierit që ka punuar në restorantin e djalit të tij. E.H/gijotina.com

 

 

 

Etiketa: Dritan AgolliKPPkryesore2tendervendium

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Po shkojmë drejt një kolapsi”, Basha takohet me banorët e Vorës: Keni forcën për t’i dhënë një sinjal të fortë të keqes

“Po shkojmë drejt një kolapsi”, Basha takohet me banorët e Vorës: Keni forcën për t’i dhënë një sinjal të fortë të keqes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com