GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Video/ Rusia bombardon Kievin, sulmohet kulla e një televizioni ukrainas

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Rusia bombardon Kievin, sulmohet kulla e një televizioni ukrainas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e Armatosura Ruse goditën kullën televizive të Kievit. Kanalet televizive të vendit kanë ndërprerë transmetimin pak minuta më parë. Kjo është bërë e ditur në Twitter nga media lokale The Kyiv Independent. Ushtria ruse pak orë më parë kishte ftuar të gjithë qytetarët e rajonit të Kievit që jetojnë pranë kullave të telekomunikacionit të largohen nga shtëpitë e tyre. Dhe “sipas inteligjencës, trupat ruse po përgatisin një sulm ajror në Katedralen e Shën Sofisë në Kiev, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s”, njofton ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë.

Ndërkohë një autokolonë ruse me mjete të blinduara prej më shumë se 60 kilometrash marshon drejt Kievit, një maternitet pranë kryeqytetit përfundon nën zjarrin e artilerisë dhe në qendër të Kharkiv ndërtesa e qeverisë rajonale goditet nga raketat ruse dhe numërohen të paktën 10 të vdekur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë për ‘krime lufte’ dhe i bëri thirrje Evropës në një video-ndërhyrje dramatike në seancën e jashtëzakonshme plenare të Parlamentit Evropian. “Unë do të doja të dëgjoja nga ju se zgjedhja e Ukrainës për Evropën është e inkurajuar. Ne duam të jemi anëtarë të barabartë të BE-së. Ne po u tregojmë të gjithëve se këta jemi ne,” tha presidenti ukrainas, duke u kërkuar evropianëve “të dëshmojnë se ju jeni me Ukrainën”.

Synimi i deklaruar i Moskës vazhdon të jetë ‘Demilitarizimi’ dhe ‘Denazifikimi’ i Ukrainës, mbrojmë Rusinë nga ‘kërcënimi ushtarak’ i vendeve perëndimore, prandaj vazhdon ofensivën derisa të arrihen “të gjitha objektivat”. Edhe pse Kremlini thotë se është shumë herët për vlerësimin e sulmeve. Goditjen ndaj Kharivit, presidentin Zelensky e quan “një veprim i një shteti terrorist, të cilin askush nuk do ta falë dhe as do ta harrojë”.

“Ne e dinim se do të kishte një çmim për të paguar, por tragjedia që po përjetojmë është e madhe,” shtoi ai. Më pas ai akuzoi Putinin se fliste për objektiva ushtarake, por vazhdonte të vriste fëmijë. Dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, reflekton se BE-ja duhet të ngrihet në këmbë: zgjerimi është një çështje e vështirë sepse ka mendime të ndryshme, por kërkesa e Kievit është legjitime. Dhe Ursula von der Leyen flet për një ‘moment të së vërtetës’ për Evropën, sepse po zhvillohet një përplasje midis demokracisë dhe autokracisë. Në terren, megjithatë, një alarm i ri vjen nga një postim i parlamentit ukrainas, sipas të cilit, njësitë ushtarake bjelloruse kanë kaluar kufirin duke hyrë në rajonin e Chernihiv. Bjellorusia, shkruan Daily Beast, tashmë është përdorur si bazë nga rusët, por nëse lajmi konfirmohet, kjo do të thotë se ky vend është bërë pjesëmarrësi i tretë i drejtpërdrejtë në luftë.

Ndërkohë, në një video-mesazh për konferencën e çarmatimit në Gjenevë, ministri i Jashtëm rus Lavrov akuzon Kievin për komplot për të zhvilluar arsenalin e tij bërthamor, duke kërcënuar sigurinë ndërkombëtare. Sipas Lavrov, i bojkotuar nga delegacionet, “është e papranueshme për Rusinë që disa vende evropiane janë duke pritur armë bërthamore të SHBA. Është koha për t’i kthyer ato andej nga erdhën”. Ndërsa në frontin e sanksioneve, Evropa po imponon sot një bllokadë të paprecedentë, shpjegon Komisioneri për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, me “ndalimin e Russia Today dhe Sputnik në tregun e BE-së në të gjitha mediat”; Kryeministri britanik Johnson premton se Perëndimi është i gatshëm t’i intensifikojë masat “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

 

Etiketa: BombardonKieviKryesore1RusiaTelevizioniukrainas

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
Vjosa Osmani takohet me Erdoganin, pritet me nderime të larta shtetërore

Vjosa Osmani takohet me Erdoganin, pritet me nderime të larta shtetërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26

Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe është i vetmi vend i...

Lexo më shumë
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com