Putini vazhdon të marrë goditje të njëpasnjëshme dhe nga ana e qytetarëve të tij apo dhe personave me post. Së fundmi ka qenë zëvendësministri i Mbrojtjes për Bjellorusinë që ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të mbështesë pushtimin aktual rus të Ukrainës.
Daily Mail shkruan se zëvendësministri Viktor Gulevich, i cili është gjithashtu shefi i shtabit të përgjithshëm, ka thënë se personeli i njësisë ushtarake bjelloruse refuzoi të merrte pjesë në veprime ushtarake dhe se Forcat e Armatosura të Bjellorusisë nuk mund të kompletonin një grup të vetëm batalioni.
Gulevich është në mesin e një numri zyrtarësh bjellorusë që përballen me sanksione ekonomike nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të afërsisë së tyre me Vladimir Putin. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha më parë se ushtria bjelloruse ka mbështetur dhe mundësuar pushtimin rus të Ukrainës duke lejuar trupat ruse të ndërtohen në kufirin e saj me Ukrainën.
“Kryerja e punës shpjeguese me komandantët e njësive ushtarake nuk dha rezultate. Unë kam guximin të supozoj se zëvendësimi i komandantëve të këtyre reparteve ushtarake, të cilët nuk mundën të organizonin formimin e grupeve në terren, nuk do të na japë rezultatin që na duhet.Për sa më sipër, kërkoj vendimin tuaj për pranimin e dorëheqjes sime,”- thuhet se Gulenvich i shkruajti ministrit aktual të Mbrojtjes Viktor Khrenin.
Discussion about this post