GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qytetarët kanë humbur besimin”, Rama reagon për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet lokale

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërhyrja e politikës në zgjedhjet e FSHF/ “UEFA” do takohet sonte me Ramën në Kryeministri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale janë duke përfunduar.

Nga rezultatet e deritanishme, PS ka fituar 5 bashki dhe “Shtëpia e Lirisë” bashkinë e Shkodrës. Një dështim për PD zyrtare.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk i kaloi 30%, duke dëshmuar edhe një herë se shoqëria shqiptare nuk ka më besim të asnjë palë politike.

Ende pa u mbyllur zyrtarisht numërimi, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar duke falënderuar punën e bërë nga kandidatët e PS-së.

Më poshtë Rama shton se këtë fitore nuk mund ta shijojë aq sa duhet pasi vetëm 2 orë në vijë ajrore lufta po vret dhe shkatërron, por gjithashtu po ndikon edhe në rritjen e çmimeve globale.

Nuk ka vonuar komentet nga qytetarët si edhe përgjigjet epike të kryeministrit të cilat tanimë janë kthyer në modë.

Një qytetar i shkruan duke i kujtuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon për dështim dhe jo për arritje, por Rama e kishte një përgjigje edhe për këtë.

Komenti i qytetarit: “Ne vend që të bëni autokritikë për pjesëmarrje të ulët në votime, flisni për arritje.

Një shoqëri, ku 70% e saj rri në shtëpi në kohën e votimeve, dëshmon në mënyrë të pakundërshtueshme, se diçka serioze ka ndodhur. Qytetarët kanë humbur përgjithësisht besimin.

Pse?! Kësaj pyetje, veten ju jeni në gjendje t’i përgjigjeni. Përshëndetje!”

Përgjigja e kryemistrit: “E para njëherë në zgjedhjet e pjesshme gjithnjë pjesëmarrja është më e ulët se zakonisht, jo në Shqipëri po kudo; e dyta llogaria me 70% ndenjie në shtëpi është gabim, sepse në listë janë të tërë, edhe ata që janë jashtë shtetit, kështu që pjesëmarrja e atyre që banojnë këtu e kanë mundësi votimi është natyrisht më e lartë se sa 30%; e treta, po më e rëndësishmja, në postimin tim kam folur për diçka krejt tjetër dhe jo për ndonjë arritje!”.

 

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës
Breaking Views

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë
Breaking Views

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
Para
Berisha takohet me banorët e “5 Majit”: Rama po kryen një akt çnjerëzor

Pas fitores në Bashkinë Shkodër, reagon Berisha: Ne ditët në vijim aksion të ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës
Breaking Views

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26

Aktivisti Arben Kola ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga BKH dhe SPAK në banesën e Ron Yeffet, në kuadër...

Lexo më shumë
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com