GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Braktiset Love Story”, Robert Aliaj vendos të largohet nga pozicioni i opinionistit

14:05 - 08/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pusho se s’ke burrë”/Jerina Lalaj heq dorë nga emisioni pas zënkës me Robertin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një debat i fortë u shfaq disa kohë më parë në “Love Story”,  mes analistëve Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj .  Pas komentit të njërit prej konkurrentëve që tha se do një femër 4D, opinionistja Jerina Lalaj i tha se nuk dëshiron që të bjerë në vulgaritet. Kaq ka mjaftuar që Roberti t’i kthehet duke i thënë se është një personazh i dështuar pasi nuk ka krijuar familje dhe nuk ka një bashkëshort në krah.

Sherri me Robertin i vuri “kapakun” gjithçkaje, pasi Jerina u shpreh se do hiqte dorë nga ky pozicion në emisionin e dashurisë dhe ashtu bëri.

Mirëpo ajo çka është për t’u habitur është se dhe Roberti ka lënë programin “Love Story”.  Moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi se është vendosur me mirëkuptim që Robert Aliaj të mos e vazhdojë më eksperiencën në “Love Story” këtë vit.

“Jerina e ka lënë javën e kaluar për arsye që i dini. E falënderoj për rrugëtimin që ka pasur me ne në këto dy edicione. Ndërkohë që Robert Aliaj ka bindjet e tij që nuk i negocion, që ne i respektojmë dhe me mirëkuptim kemi vendosur ne dhe produksioni që ai të mos e vazhdojë më eksperiencën në ‘Love Story’ këtë vit”, u shpreh Vejsiu.

 

Pjesë nga debati që u zhvillua mes dyshes:

Alketa Vejsiu: Pranohet edhe ky version. Nuk përballoj dot debatin në publik dhe tërhiqem. Kështu që dikush edhe tërhiqet…

Jerina Lalaj: Është varianti tjetër që distancohet nga dhuna si puna ime që për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që më kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në dhunë fizike. Kjo është shoqëria për fat ë keq edhe duke dhënë leksione për familjen edhe duke i prekur edhe ndoshta ato gra që nuk kanë pasur mundësinë ose fatin që të kenë fëmijë, por kjo nuk i intereson askujt. Duke qenë se unë në të gjithë misionin që kam pasur në këtë produksion ishte pikërisht integriteti dhe dinjiteti që s’e prek askush dhe që unë besoj që do dua t’ia kursej veshëve të mi një diskurs kaq të ulët. Kështu që besoj se sot do të jetë nata e fundit që do të jemi bashkë. Kjo ishte në vijim të qëndrimit që ju si produksion keni mbajtur duke i dhënë hapësirën për t’u justifikuar dhe për të vazhduar në të njëjtën vijë të dhunës në të cilën bëri edhe të hënën e kaluar. Duke qenë se ky është produksioni juaj dhe ju zgjidhni me këtë të bashkëpunoni ashtu edhe unë kam të drejtën të tërhiqem sepse dua të distancohem nga ky pozicion. Dhuna është pusho dhe mos fol se ti nuk ke një burrë dhe meqë nuk ke një burrë nuk mund të flasësh.

Alketa Vejsiu: Do kisha preferuar një mirëkuptim civil mes të dyve në fakt…

Jerina Lalaj: Nuk mund të ketë mirëkuptim…

Alketa Vejsiu: Mund të ndërhyj të lutem. Ju përket ju të dyve…

Jerina Lalaj: Na përket ne të dyve bashkë me ju të gjithë. Kjo është situatë që precipitoi, sepse kur e lë gjënë dhe mbush kupën, i kalon të gjitha limitet. Por duke qenë se kam këllqe, preferoj që ta bëj me stil dhe klas.

Alketa Vejsiu: Mua më ka detyruar që të jep arbitër, mu desh të krijonim një hapësirë neutrale.

Robert Aliaj: Familja nuk atakohet

Jerina Lalaj: Familje kemi të gjithë!

Robert Aliaj: Le ta mbyllim se po banalizohet kot. Nëse nuk preket familja e askujt, nuk ka problem fare.

 

 

 

 

Etiketa: Alketa VejsiuLove storyopinionistRobert Aliajzenke

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
8-Marsi ndryshe i Gurishtës: Përqafoni nënat sikur të ishte dita e fundit

8-Marsi ndryshe i Gurishtës: Përqafoni nënat sikur të ishte dita e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com