GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Humbi në zgjedhjet e 6 Marsit, Luan Haka: Njerëzit janë shitur për një thes miell

17:48 - 08/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi në zgjedhjet e 6 Marsit, Luan Haka: Njerëzit janë shitur për një thes miell
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i PD në Bashkinë e Dibrës, në zgjedhjet e 6 marsit, Luan Haka, ka bërë me dije se do të vijojë mbështetjen për kryetarin Lulzim Basha.

Sipas tij, zgjedhjet nuk u humbën nga Basha, por nga ministrat që u instaluan në këtë qytet në kohë fushate. Haka gjithashtu tha se rezultati nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.

“Unë kam qenë kandidat në Bashkinë Dibër. Të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër, e dimë se si kanë ardhur votat. Basha ka bërë fushatë njerëzit janë shitur për një thes miell. Pse mendoni që Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? Por duhet ta bëjmë të gjithë bashkë.”

Nga ana tjetër, kandidati i PD në Bashkinë Dibër u shpreh se e gjithë kjo është vazhdim i një beteje dhe se nuk do të dorëzohen.

“Tre ministra i caktuan në Dibër, e gjithë administrata e Tiranës ishte në Dibër. Kjo është vazhdimi i një beteje, nuk është dorëzim. Mbi 78% e demokratëve votuan për Bashën. Unë kam dalë shumë i fituar në Dibër, i treti, por shumë i fituar”, përfundoi Haka.

Prononcimi i plotë:

Luan Haka: S’ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen, unë kam qenë kandidat në Bashkinë Dibër…

Keni dalë i treti

Luan Haka: Jo s’kam dalë i treti, ju e dini mirë që me atë bandë që ishte në Dibër, edhe ju të ishit…ju e dini mirë që të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe se si është vjedh vota e s’ka qenë pagesa në Dibër

Është faji i socialistëve që kanë punuar dhe Basha mbase nuk ka bërë fushatë sa duhej

Luan Haka: Basha ka bërë fushatë sa të duash, por njerëzit janë shitur për një thes miell, 120 mijë apo 200 mijë lekë për vota…

A mbani përgjegjësi që nuk e keni mbrojtur votat e demokratëve, a duhet të mbajë përgjegjësi Basha

Luan Haka: Pse Basha do ta mbrojë votën

Por kush

Luan Haka: Ju vetë, ju populli të gjithë bashkë

Po ju keni përgjegjësi

Luan Haka: Çfarë përgjegjësie kam unë, kur një bandë e tërë, gjithë qeveria, tre ministra u instaluan në hotelet më të rëndësishme në Dibër, e gjithë administrata në Tiranë ishte në Dibër

A është një dorëzim

Luan Haka: Jo ky është vazhdimi i një beteje

Po çfarë beteje kur demokratët janë të përçarë

Luan Haka: Absolutisht, demokratët e duan shumë Bashën

Sa % e demokratëve në Dibër e duan Bashën?

Luan Haka: 70-80%

Sa morët ju

Luan Haka: Unë i mora të gjithë të anëtarësisë, demokratët u blenë, unë kam dalë shumë i fituar me ato që ishin, është fatkeqësi e madhe se populli u ble.

Etiketa: 6 marsLuan HakaPDPolitikeZgjedhje

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës: Besoj tek përgjegjshmëria e Bashës, do të reagojë drejt

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës: Besoj tek përgjegjshmëria e Bashës, do të reagojë drejt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com