GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Numbeo shuplakë Veliajt: Tirana, me cilësinë më të keqe të jetës në Europë

10:12 - 09/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Numbeo shuplakë Veliajt: Tirana, me cilësinë më të keqe të jetës në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje. Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë gjithsej në renditje.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.

Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.

Sipas shpjegimit të metodologjisë nga Numbeo, Indeksi i Cilësisë së Jetesës (sa më i lartë aq më mirë) është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë treguesit e mëposhtëm:

-Indeksi i fuqisë blerëse (sa më i lartë aq më mirë është). Tirana është në vendin e 122, ndër të fundit në Europë)

-Indeksi i ndotjes (më i ulët është më mirë) – Kryeqyteti shqiptare është në vendin e 243, imë e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 gjithsej. Raporti i çmimeve të shtëpisë ndaj të ardhurave (sa më i ulët aq më mirë është). Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)

-Indeksi i kostos së jetesës, (më i ulët është më mirë). Këtu kryeqyteti renditet pak më mirë, në vendin e 67, ku renditja fillon nga më i liri.

-Indeksi i sigurisë (më i lartë është më mirë). Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 129, një pozicion i moderuar.

-Indeksi i Kujdesit Shëndetësor (më i lartë është më mirë). Tirana është në vendin e 245, e fundit në Europë dhe ndër 11 të fundit në botë.

-Indeksi i kohës së qëndrimit në trafik (më i ulët është më mirë). Këtu Tirana renditet nga fundit në vendin e 182).

-Indeksi i Klimës (më i lartë është më mirë), ku kryeqyteti renditet në vendin e 86, me një klimë relativisht të përshtatshme).

Në Europë, qyteti më i mirë për të jetuar është Zyrihu në Zvicër, i ndjekur nga qytete të tjera po në Zvicër, si Baseli, Gjeneva. Më pas renditen Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë.

Qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia.

Qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka, Bangladesh; Lagos, Nigeria; Tehran, Iran; Manila, Philippines./Marre nga MONITOR

Etiketa: cilesi jeteeuropTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!
Aktualitet

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26
Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit
Aktualitet

Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

21:05 - 29/03/26
Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare
Aktualitet

Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare

20:54 - 29/03/26
Para
Legjenda e boksit mes sulmeve ruse: Kjo është lufta më e madhe e jetës sime

Legjenda e boksit mes sulmeve ruse: Kjo është lufta më e madhe e jetës sime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje

23:18 - 29/03/26

Ka përfunduar turneu i peshëngritjes ‘Open Malta’ ku merrnin pjesë 8 shtete europiane, mes të cilëve edhe Shqipëria. Sportistët shqiptarë...

Lexo më shumë
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

22:24 - 29/03/26
Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

22:15 - 29/03/26
Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com