GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet rriten, ekonomia shqiptare rrënohet çdo ditë

13:23 - 09/03/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Çmimet rriten, ekonomia shqiptare rrënohet çdo ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Largimi i pandemisë pritej të shënonte ri ngritjen ekonomike për vendin tonë, por në fakt po ndodh krejt e kundërta. Ekonomia shqiptare po zhytet çdo ditë në një kaos që vështirë të dilet, ndërsa qytetarët po vuajnë krizë të papërballueshme. Sikur po evidenton çdo ditë çmimi i karburanteve po regjistrojnë rritjen më të frikshme dhe në shifra rekord. Vetëm në 5 ditët e fundit nafta dhe benzina janë rritur me 30%, pasi kanë shënuar rritje çdo ditë, duke shkuar ditën e sotme në 260 lekë për litër.

Duke krahasuar të dhënat vihet re se një javë më parë nafta shitej me 192 lekë, pra në krahasim me sot është rritur me 57 lekë. Ndërsa rritja bëhet edhe më e madhe kur e krahason me marsin e viti të shkuar. Konkretisht, në këtë periudhë të 2021, nafta tregtohej me 170  lekë për litër, pra një rritje me 50%, ose më me gati 100 lekë më shumë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës deklaruan se në vijim do të shohim shtrenjtim edhe më shumë për energjinë elektrike. Madje, ata paralajmëruan një situatë aq të keqe sa në muajt e ardhshëm do mund të përballemi me ndërprerje energjie. Ajo tha se në mars pritet që energjia do të blihet me 500 euro, ndërsa parashikohet që të shkojë në muajt në vijim deri në 1 mijë euro. “Ne përdorim gjithmonë kaskadën. Megjithatë ky do të vazhdojë të jetë një vit i thatë. Sot po blejë në treg me 550 euro megavat dhe pritet rritje. Do të desha që çfarë thashë deri tani ta përkthej në shifra. Në muajin shkurt është blerë me 230 euro dhe pritshmëria për muajin mars do të jetë 500 euro pra dyfish i asaj që kemi blerë në janar”, tha Balluku.

Shtrenjtohen produktet e shportës 

Çmimet e shportës bazë të ushqimeve kanë filluar rritjen që në fund të vitit të shkuar. Ndërkohë, të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet vazhdojnë në rritje, madje vetëm në muajin shkurt ushqimet bazë janë shtrenjtuar me 7%, pra nga gati 70 lekë  më shtrenjtë krahasuar me një vit më parë. Në raportin e INSTAT tregohet se ushqimet bazike si; drithërat, perimet dhe frutat janë rritur me 10%-16% në muajin e fundit.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,4 %, pasuar, nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 10,1 %, “fruta” me 7,0 %, “bukë dhe drithëra” me 6,8 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 6,7 %, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %”, thuhet në raport.

Këtë rritje të vrullshme çmimeve e konfirmojnë dhe vetë shitësit, ata shprehen për mediat se çmimet po rriten çdo dy ditë.

Pronarja e një marketi në kryeqytet tregon se rritja e çmimeve është reflektuar në të gjitha produktet bazë të shportës, por ajo veçon vajin e misrit që e merr  me 280 lekë  dhe e u shet klientëve me 300 lekë. “Produktet që janë rritur më shumë në çmim janë sheqeri, orizi, vaji, makaronat. P.sh. vaji ka qenë me 2400 lekë të vjetra, tani e marrim 2800 dhe e shesim 3000 lekë. Dhe fruta- perimet janë me çmime shumë të larta në përgjithësi”, u shpreh ajo. Të gjendur përballë faktit se çdo produkt shitet çdo ditë e më shtrenjtë, më të ndëshkuar nga situata janë pensionistët.

 

Transporti

Nga këto rritje nuk ka mbetur i pa prekur edhe sektori i transportit rrugor. Ditën e djeshme operatorë në të gjithë vendin kanë paralajmëruar se do të rrisin çmimin e biletave. Madje ditën e sotme në qytetin e Beratit dhe Korçës kanë nisur shtrenjtimet, biletat do të kushtojnë 100 lekë më shumë për çdo linjë që lidhet me këto dy qytete. Operatorët e Transportit shprehen se do t’i rrisin të gjithë çmimet e biletave, pasi nuk përballojnë dot çmimin e naftës. Sakaq, të njëjtin paralajmërim kanë dhënë edhe operatorët e transportit urban në kryeqytet, ata thonë se do dyfishojnë çmimin nga 40 lekë është aktualisht do ta bëjnë në  80 lekë, sërish shkak bëhet çmimi i lartë i naftës.

 kursi i këmbimit

Shkaku thelbësorë për të gjitha problemet e lartë përmendura duket se është lufta Ukrainë-Rusi, që po ndikon në shumë vende. Kësaj krize nuk i ka shpëtuar dot as kursi i këmbimit .  Për herë të parë që pas karantinës 3-mujore në pandemi në vitin 2020, kursi i këmbimit po njeh vlera rekord, pas nisjes së luftës Rusisë ndaj Ukrainës. Këtë të martë, Banka e Shqipërisë raporton se mesatarisht 1 euro po këmbehet me 127.08 lekë duke pësuar një rritje të fortë me 3 pikë në raport me një ditë më parë.

Ndërsa në pikat e këmbimit valutor, euro luhatet në vlerën 128-129 lekë, duke u rritur me 4-5 lekë brenda një dite. Ndërkohë në bankat e nivelit të dytë euro po shitet deri në 132 lekë. Forcimi i monedhës evropiane është më i fortë nëse e krahasojmë vetëm me një ditë para se lufta të shpërthente. Më 24 shkurt 2022 euro këmbehej mesatarisht me 121.2 lekë, ç’ka dëshmon se brenda më pak se 2 javëve euro u rrit me 7-10 lekë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dollarin. Sipas kursit zyrtar të bankës së qendrore 1 dollar po këmbehet këtë të martë me 116.93 lekë, nga 108.49 lekë që ishte vlera e këmbimit në 24 shkurt, duke u rritur me 8 lekë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor dollari shitet me mbi 118 lekë. Ky forcim i valutave, ka sjellë një zhvlerësim të shpejtë të monedhës kombëtare, duke reflektuar rritjen e çmimeve pasi më të njëjtat lekë mund të blesh më pak produkte. Nuk dihet për sa kohë do të vazhdojnë kjo rritje, por shihet fare qartë që vendi po kalon në kaos. Esmeralda Hida/ Gijotina.com/

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Cmimekostokrizekryesore2nafterritjetransportushime

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
“Rama u bë zëdhënës i kompanive të naftës”/ Berisha paralajmëron protesta

“Rama u bë zëdhënës i kompanive të naftës”/ Berisha paralajmëron protesta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com