Qytetarët në Shkodër kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Bëhet me dije se qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë bllokuar për 5 minuta rrugën te Ura e Bahçallëkut.
Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e qytetit për disa minuta, duke protestuar për rritjen e çmimit të karburantit, si dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjatë ditëve të fundit. Ata janë shprehur se po zhyten në borxhe dhe nuk mund të përballojnë asnjë shpenzim me të ardhurat e ulta që kanë.
Kujtojmë se një tjetër protestë e paralajmëruar do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00 përballë Kryeministrisë. Qytetarët shprehen se nuk mund të durojnë më pasi nuk kanë mundësi të blejnë as ushqimet bazë për të mbijetuar, shto pastaj edhe faktin që po rriten çmimet e transportit publik dhe shumë qytetarë rrezikojnë vendin e punës.
Discussion about this post