GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina kërkon armëpushim pas ndërprerjes së rrymës në Çernobil

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina kërkon armëpushim pas ndërprerjes së rrymës në Çernobil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për armëpushim, në mënyrë që të kryhen riparime në centralin bërthamor të Çernobilit, vendi ku ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore.

Ky central është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik dhe ka shqetësime për rrjedhje të rrezatimit. Kompania ukrainase e Energjisë, Ukrenergo, ka thënë më 9 mars se rryma është ndalur në central për shkak të një ndërprerjeje të linjës elektrike që lidh centralin bërthamor të Çernobilit me furnizuesin e energjisë elektrike në Kiev.

Kjo ndërprerje rrezikon rreth 20 tonë mbetje që duhet të ftohen vazhdimisht për të parandaluar rrjedhjet që potencialisht mund të rrezikojnë “Ukrainën, Bjellorusinë, Rusinë dhe Evropën”.

“E gjithë linja e furnizimit në centralin bërthamor të Çernobilit dhe objektet bërthamore, të kontrolluara nga ushtria ruse, janë dëmtuar”, ka thënë Kuleba në Twitter.

“Çernobili është pa rrymë. I bëj thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar që t’i kërkojnë Rusisë armëpushim të menjëhershëm dhe të mundësojnë riparimet sa më shpejt që është e mundur”, duke theksuar se gjeneratorët kanë kapacitet të ftohjes për 48 orë, dhe më pas sistemet mund t’i bëjnë rrjedhjet e rrezatimit “të pashmangshme”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, forcat ruse kanë marrë kontrollin e Çernobilit. Prej atëherë, 210 punëtorë ukrainas kanë punuar në centralin bërthamor pa u ndërruar me punëtorë tjerë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë më 8 mars se Ukraina e ka informuar atë për nevojën urgjente të ndërrimit të personelit në central.

Reaktori i katërt në Çernobil ka shpërthyer në prill të vitit 1986, gjatë kryerjeve së testimeve, duke përhapur retë e rrezatimit në një pjesë të Evropës.

Javën e kaluar, më 4 mars, forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit tjetër bërthamor në Zaporizhja. Ai central është më i madhi në Evropë dhe prodhon rrymë për më shumë se një të pestën e kërkesave të brendshme të Ukrainës./REL

 

 

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio
Botë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio

15:40 - 20/09/26
Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë
Botë

Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

11:20 - 20/09/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e karburantit do të bien shumë poshtë

15:32 - 19/09/26
Para
 “Këtej lufta, andej uria”/ Problemet më të mëdha i kemi përpara

 "Këtej lufta, andej uria"/ Problemet më të mëdha i kemi përpara

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur
Aktualitet

“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur

22:23 - 20/09/26

Një përplasje e dyshuar mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës po hetohet në Vittoria të Raguzës, ku...

Lexo më shumë
“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

21:57 - 20/09/26
Kategoria Superiore/ Teuta dhe Dinamo City nuk njohin humbje prej 4 javësh, Egnatia rikthehet te fitorja

Kategoria Superiore/ Teuta dhe Dinamo City nuk njohin humbje prej 4 javësh, Egnatia rikthehet te fitorja

21:46 - 20/09/26
Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

21:27 - 20/09/26
Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

21:03 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com