GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusët ndërpresin energjinë në Çernobil, paralajmërimi i Ukrainës: Evropa mund të goditet nga një…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusët ndërpresin energjinë në Çernobil, paralajmërimi i Ukrainës: Evropa mund të goditet nga një…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Evropa mund të goditet nga një rrjedhje rrezatimi të çliruar nga zona bërthamore e Çernobilit, pasi trupat ruse ndërprenë energjinë elektrike. Paralajmërimi ka ardhur nga autoritetet Ukraine. Centrali, i cili u sulmua nga forcat ruse muajin e kaluar, nuk ka furnizim me energji elektrike pasi trupat ndërprenë linjat që lidhin atë me rrjetin kombëtar.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba paralajmëroi: “Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të depozitimit të karburantit bërthamor të shpenzuar do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme”.
Më herët, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se nëse ndërprerja e energjisë elektrike shkakton një rrjedhje, ajo mund të dërgojë materiale radioaktive në ajër.

Energoatom paralajmëroi: “Reja radioaktive mund të zhvendoset nga era në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës”.
Kompania raportoi se ka rreth 20,000 asamble të karburantit të shpenzuar që nuk mund të mbahen të freskëta në mes të ndërprerjes së energjisë.
Kuleba bëri thirrje për një armëpushim urgjent nga Rusia në mënyrë që inxhinierët të mund të hyjnë për të rivendosur linjat jetike të energjisë.

Mbikëqyrësi i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se Rusia “ka shkelur shtyllën kryesore të sigurisë për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike”.

Megjithatë, ai u shpreh se aktualisht “nuk sheh asnjë ndikim kritik në siguri” dhe hodhi poshtë frikën për një rrjedhje të menjëhershme rrezatimi.
Agjencia shtoi: “Ngarkesa e nxehtësisë e pishinës së ruajtjes së karburantit të shpenzuar dhe vëllimi i ujit ftohës që përmbahet në pishinë është i mjaftueshëm për të ruajtur heqjen efektive të nxehtësisë pa pasur nevojë për furnizim me energji elektrike”.
Ushtarët rusë pushtuan Çernobilin, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986 pas sulmit nga Bjellorusia muajin e kaluar.

Punëtorët e uzinës supozohet se po mbahen “peng” në kushte të këqija dhe janë detyruar të punojnë 13 ditë rresht pa pushim duke rritur më tej frikën e sigurisë.

Doli gjithashtu se rusët kishin çaktivizuar paralajmërimet e sigurisë dhe kishin ndërprerë transmetimin e të dhënave.
Rrjedhimisht autoritetet nuk e dinë se çfarë niveli aktual i rrezatimit në vend, tha ministri i energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.

Etiketa: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë AtomikeLuftaRusiukraina

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Inteligjenca britanike: Rusia dështoi në pushtimin e Ukrainës

Bilanc tragjik/ Rusët vranë 1200 njerëz në Mariupol të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26

Tirana ka mirëpritur MedSportTech International Congress 2026, një kongres ndërkombëtar që bashkon profesionistë të mjekësisë, shkencës së sportit, farmacisë dhe...

Lexo më shumë
Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com